LAJMI I FUNDIT:

Futsall: FC Mabetex Prishtina fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

Futsall: FC Mabetex Prishtina fiton turneun tradicional “Adem Jashari”

FC Mabetex Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”.

Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të të këtij turneu, që u mbajt në kryeqytet nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, FC Mabetex Prishtina e mundi rivalin lokal, FC Prishtina 01, me rezultat të ngushtë 1:0.


Të pranishëm në finale krahas presidentit Agim Ademi, sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu dhe punëtorëve të ndryshëm sportiv ishte edhe kryetari i KK të Skenderajt, Bekim Jashari dhe familjarë tjerë të familjes së Komandantit Legjendar.

Ndeshja finale u përshkua me lojë shumë të fortë dhe rivalitet të skajshëm, e ku fituesin e përcaktoi goli i shënuar nga Jeton Rukovci në minutën e 14-të.

Në pjesën e parë FC Prishtina pati mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por gjuajtjen e Leonardo Monteiros e priti portieri Cristiano Da Silva.

Në pjesën e dytë lojtarët e Prishtinës 01 bën trysni të vazhdueshme drejt portës rivale në përpjekje për të barazuar shifrat, por hasën në mbrojtje shumë të organizuar të FC Prishtinës dhe kësisoj ndeshja u mbyll 1:0.

Në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve fillimisht presidenti Ademi ndau mirënjohje për Familjen Jashari, të cilën e pranoi Igball Jashari, një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit kosovar.

Ndërkaq, medaljet për ekipin fitues dhe trofeun për kapitenin e FC Prishtinës, Jeton Rukovci e ndanë bashkërisht presidenti Ademi, nipi i Komandatit Legjendar, Fazli Jashari dhe kryetari i Komisionit të Futsallit, Haki Xhemajli.

Pas këtij turneu kapiteni dhe golashënuesi i FC Prishtinës, Jeton Rukovci u shpreh: “Jemi të lumtur për fitimin e këtij trofeu prestigjioz. Vetë emri i këtij turneu është domethënës dhe motivues, ngase bëhet fjalë për Komandatin Legjendar, i cili u flijua së bashku me familjen e tij për lirinë tonë”.

“Kishim dy ndeshje shumë të forta në këtë turne, të cilat na ndihmuan shumë para fillimit të kampionatit dhe para ndeshjes shumë të rëndësishme gjysmëfinale të Kupës kundër Liqenit. Djemtë dhanë maksimumin dhe në përgjithësi u zhvillua një lojë shumë e fortë dhe e pëlqyeshme”.

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Zyrtare: Ligës Premier i dërgohet letër për heqjen e VAR-it

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

Real Madridi po përgatit një transferim 'bombë' falë Jorge Mendesit

La Liga
Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Pse transferimi i Michael Olise mund të përshpejtohet këtë verë - cili nga gjigantët do të fitojë shërbimet e tij

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
Kalo në kategori