LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me ekipin amerikan të deminimit në Kosovë, pamje nga stërvitja me FSK-në dhe policinë

Njihuni me ekipin amerikan të deminimit në Kosovë, pamje nga stërvitja me FSK-në dhe policinë

Ekipi i deminimit të ushtrisë amerikane që shërben në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, ka demonstruar aftësitë për shpërthimin e kontrolluar të mjeteve shpërthyese në rajone të ndryshme të Kosovës.

Aleanca Veri-Atantike (NATO) ka publikuar një video që shfaq ekipin amerikan të deminimit, që janë të gatshëm në çdo kohë të reagojnë për të siguruar një ambient të qetë dhe sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në video shihen pjesëtarët e kësaj njësie që bashkëpunojnë me njësinë e deminimit të Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura – ata madje shpesh simulojnë raste të ndryshme për të shkëmbyer përvojat nga misionet e ndryshme nëpër botë.

E njëri prej ushtarëve amerikan në një moment thotë se shqiptarët janë shumë mikpritës, dhe se kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Gjatë një simulimi ku shihen se si pjesëtarët e njësisë vënë mjet shpërthyes në një furgon, njëri prej tyre i përvishet punës duke veshur rrobat e veçanta që janë shumë të rënda.

Ai madje testohet nga eprori për të parë nëse gjithçka me të është në rregull, për faktin se helmeta në kokë ia rrit temperaturën së bashku me rrobat që i ka në trup.

Kjo njësi njihet si Explosive Ordnance Disposal (EOD), që në pamjet e publikuara asistojnë një rast në Mitrovicë së bashku me pjesëtarët e FSK-së, ku bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një mjeti shpërthyes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme

"Thirre Klintonin", fëmijët, rrugët dhe bizneset me emra që nderojnë heronjtë e Kosovës

Lajme
Tony Blair para deputetëve: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Tony Blair para deputetëve: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës

Lajme
Osmani e njofton Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunjakut, ai ishte duke qëndruar me nxënësit jashtë Kuvendit

Osmani e njofton Tony Blair me djalin e heroit Afrim Bunjakut, ai ishte duke qëndruar me nxënësit jashtë Kuvendit

Lajme
Arrestohet një serb në Rashkë, media e afërt me Vuçiqin thotë se spiunoi tek autoritetet e Kosovës për 500 euro në muaj

Arrestohet një serb në Rashkë, media e afërt me Vuçiqin thotë se spiunoi tek autoritetet e Kosovës për 500 euro në muaj

Siguri
Danimarka do të dërgojë në Burgun e Gjilanit të burgosurit e dënuar me dëbim

Danimarka do të dërgojë në Burgun e Gjilanit të burgosurit e dënuar me dëbim

Siguri
Kalo në kategori