Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në 25-vjetorin e çlirimit, ka ndarë mirënjohje për gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, për punën dhe kontributin e tyre në rrethana të okupimit para dhe gjatë luftës në Kosovë.
Gazetari Nazmi Elezi dhe fotoreporteri Ridvan Slivova ishin në mesin e të nderuarve me mirënjohje në ceremoninë e organizuar nga AGK.
Slivova theksoi se kjo është hera e parë që po nderohen gazetarët që kanë punuar gjatë luftës dhe periudhës së pasluftës.

Ai shtoi se puna e tyre nuk ishte vetëm një profesion, por një mision.
“Është hera e parë që marrim mirënjohje… Mendoj që këto punë i kemi bërë edhe shumë më herët, qysh në fillim të viteve 1990. Kemi pas fatin që i kemi pas ato dy zyre në Kosovë, të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Komiteti e Helsinkit, raportimet e të cilave janë paraqit në opinion dhe janë publikuar përmes gazetës. Ne kemi pas mundësi t’i dërgojmë në ato organizata dhe ata t’i shpërndanin materialet tona në krejt Evropën”, ka thënë Slivova.
Nazmi Elezi, i cili gjatë luftës punonte si gazetar terreni për gazetën “Kosova Sot”, u shpreh se kjo ceremoni është një vlerësim i rëndësishëm dhe emocionues.

Ai përmendi kontributin e atyre që punuan në kushte të vështira dhe sakrifikuan shumë.
“Është e mirë kjo që më në fund pas 25 viteve AGK-së i bie ndërmend t’i tubojë gazetarët në shënimin e një përvjetori siç është 25 vjetori i Çlirimit të Kosovës dhe të kujtohet kontributi i atyre që kanë bërë diçka për lirimin e tyre,” theksoi Elezi.
Elezi tha se ceremonia ngjall emocione dhe përgjegjësi për të kujtuar punën e gazetarëve të asaj periudhe, edhe pse sakrifica e tyre nuk krahasohet me atë të luftëtarëve dhe çlirimtarëve.
“Është sa emocion, po ashtu edhe një përgjegjësi që në këto momente në këtë ditë ta kujtojmë punën e secilit të djemve dhe vajzave që sakrifikuan shumë. Nuk krahasohet sakrifica e gazetarëve dhe kolegëve të mi të asaj periudhe me sakrificën e luftëtarëve e çlirimtarëve tanë, por edhe gjithë popullit”, ka thënë Elezi.
Ndërkaq, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, në fjalën e tij i falënderoi të gjithë gazetarët për pjesëmarrje, duke thënë se ata janë inspirim për gjeneratat e reja.

“Ajo çka AGK-ja dëshiron të tregojë me këtë event është që e çmojmë, e njohim kontributin e secilit në periudhën me të vështirë të Kosovës, të secilit që ka bërë punë më të voglat në redaksi e deri te ato në terren dhe ballafaqimin e përhershëm, të funksionuarit jo vetëm gjatë vitit 1998-99 por edhe më herët, në vitet 80-ta, 90-ta… E dimë që secila ditë si gazetarë shqiptarë ka qenë e vështirë”, ka thënë Rexha.
Ndërsa Afërdita Saraçini-Kelmendi, themeluese e RTV21, tha se gazetarët e para dhe gjatë luftës kanë bartur me vete frikën për jetë e familje.
“Gazetaria më e bukur për mua është gazetaria e terrenit për shkak se aty takon njerëz fate të cilat të japin përvoja jetësore… Gazetaria për mua nuk është vetëm profesion është edhe mënyrë e jetesës”, tha Saraçini-Kelmendi.
Ndryshe, të pranishëm në ceremoni ishin shumë gazetarë nga vendi dhe rajoni, të cilët u nderuan me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari dhe medie, në rrethana të okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Personi që kërkohej për vrasje bie nga ndërtesa në Prishtinë gjatë aksionit të Policisë

Bllaca i frikësohej Kadri Veselit, i shkruante prokurorit të EULEX-it se dikush nga brenda po “lëshonte informatat konfidenciale”

Zhupa: Në Theth luhet me disa investitorë strategjikë austriakë që duan zonën e boshatisur

Sot përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit

Nga Dubrava, Bllaca i fliste “zi e terr” hetueses së EULEX-it për Azem Sylën: Nuk mundet me fol Nazimi sa të është gjallë ai

Temperaturat maksimale sot deri në 26 gradë Celsius

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë