LAJMI I FUNDIT:

Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar

Gerard Pique njëherë kishte publikuar fletëpagesën e tij në rrjetet sociale si kundërpërgjigje e thashethemeve që bëheshin atë kohë në lidhje me pagën e tij tek Barcelona.

Në janar të vitit 2020, Pique ishte njëri nga tre lojtarët e ekipit të parë të Barcelonës pagat e të cilëve kishin “rrjedhur” nga programi spanjoll TV3 Onze.

Tani i pensionuar, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Manchester United, i kishte mohuar ato pretendime se po fitonte para të majme tek Barça.


Por ai jo vetëm se e bëri këtë, por ai gjithashtu publikoi llogarinë e tij bankare në platformën X, aty ku zbuloi gjysmën e pagës së tij vjetore – dy milionë euro.

Ajo fletëpagesë tregon se Pique kishte përfituar 4 milionë euro (rreth 75 mijë euro në javë) për vitin 2021.

Gazetari spanjoll Lluis Cunt, i cili punoi atë kohë për televizionin spanjoll, kishte pretenduar se Pique kishte fituar rreth 11.7 milionë euro vetëm për një sezon.

Poshtë fotografisë së llogarisë së tij bankare Pique kishte shkruajtur: Karaktere si këto që dalin në televizionet publike për të mbrojtur miqtë e tyre. Ja ku është 50 për qind e fletëpagesës sime më datë 30 dhjetor. Keni pak respekt për veten tuaj.

Cunt kishte pasur pretendime të njëjta edhe për Sergio Busuqets dhe Jordi Alba, të cilët ishin pjesë e Barcelonës gjatë asaj kohe.

Pique ndërkohë, kishte njoftuar pensionimin e tij nga futbolli në nëntor të vitit 2022, ndërsa ndeshja e tij e fundit kishte qenë ndaj Almerias./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori