LAJMI I FUNDIT:

Milorad Dodik merret në pyetje nga Prokuroria e BeH për shkak të aferës ‘Ikona’

Milorad Dodik merret në pyetje nga Prokuroria e BeH për shkak të aferës ‘Ikona’

Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Herzegovinës, Milorad Dodik është marr në pyetje nga Prokuroria e këtij vendi.

Sipas Prokurorisë, Dodik u pyet lidhur me cështjen e njohur si “Ikona”, mirëpo nuk ka dhënë më tëpër detaje lidhur me këtë seancë.


Më 20 janar, Prokuroria e BiH njoftoi se prokurori i përkohshëm në çështjen e njohur si “Ikona” po ndërmerrte intensivisht veprimtari për të mbledhur prova dhe për të marrë në pyetje dëshmitarët.

Në atë kohë, ata thanë se një numër dëshmitarësh ishin dëgjuar, përfshirë ambasadorin e BiH në Rusi dhe se një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare u ishte dërguar institucioneve kompetente.

Dodik provokon skandal diplomatik me dhuratën që i bëri ministrit të jashtëm rus
Lexo po ashtu Dodik provokon skandal diplomatik me dhuratën që i bëri ministrit të jashtëm rus

Më 14 dhjetor 2020, Dodik i kishte bërë dhuratë një ikonë 300-vjeçare, ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas vizitës së këtij të fundit në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo dhuratë po konsiderohet si një skandal diplomatik, pasi që ikona dyshohet se është marrë nga një qytet në Ukrainën lindore, i cili ndodhet në territorin që ka qenë nën kontrollin e forcave pro-ruse që nga viti 2014.

Shqetësimet u ngritën nga Ambasada e Ukrainës në Sarajevë, pasi mediet boshnjake publikuan një fotografi të ikonës dhe vulën e saj të vërtetësisë, e cila tregon se ajo mund të ketë origjinën në qytetin e Lugansk.

Oligarku rus Konstatin Malofeev i kishte dhuruar një ikonë të vjedhur Milorad Dodikut, ky i fundit ia dha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov
Lexo po ashtu Oligarku rus Konstatin Malofeev i kishte dhuruar një ikonë të vjedhur Milorad Dodikut, ky i fundit ia dha ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov

Po ashtu, në një letër, që ishte botuar nga mediet boshnjake, Ambasada e Ukrainës tha se dështimi për të dhënë informacion në lidhje me ikonën do të shihej si tregues i mbështetjes për “politikat agresive dhe veprimet ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori