LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi flet për shqiponjën që bëri në Rusi në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin: Më kanë qortuar pak, por në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve

Era Istrefi flet për shqiponjën që bëri në Rusi në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin: Më kanë qortuar pak, por në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, edhe sonte (e martë) ka vazhduar bashkëbisedimin në Instagram.

E ftuar sonte ka qenë këngëtarja Era Istrefi, me të cilën kanë biseduar më shumë për depërtimin e artistëve shqiptarë në skenat ndërkombëtare, e po ashtu edhe për sukseset e arritura të 26 vjeçares.

Biseda ka nisur me pandeminë, duke qenë se ishte një kohë e vështirë për të gjithë përfshirë këtu edhe artistët.


Foto: Instagram

“Pandeminë e kam kaluar komplet në Prishtinë, pasi jetoj që një kohë të gjatë në Londër, mirëpo në pandemi kam dashur të qëndroj më afër familjes”, ka thënë Istrefi.

Era më pas është pyetur për një nga momentet më të të rëndësishme e më të suksesshme në jetë, paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror në Rusi.

“Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, kanë qenë dy milionë shikues në stadiumin e Rusisë me Will dhe Nicky Jam. Will më ka lënë përshtypje shumë të mirë është interesuar shumë për Kosovën, më ka bërë pyetje të shumta se si kemi munduar t’ia dalim nga një vend i vogël, është interesuar për shumë gjëra. Çfarë e ka bërë më të veçantë është publiku shqiptar, është si asnjë publik tjetër një ndjenjë shumë e veçantë”, shtoi ajo.

E njëjta më pas theksoi se e ka ndjerë si obligim ndaj shqiptarëve të bënte shqiponjën, edhe pse është qortuar.

“E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëjë shqiponjën si lloj falënderimi për gjithë përkrahjen që më është bërë, më kanë qortuar pak por u kam treguar se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë. Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve”, deklaroi 26 vjeçarja.

Foto: Instagram

Istrefi ndër tjerash ka treguar se si ka arritur nga Kosova të bëjë debutimin në tregun ndërkombëtar dhe të bëhet aq e suksesshme.

“Ka qenë ëndërr që e kam vizualizuar çdo natë, kam pasur shumë përkushtim dhe pasion, kam hyrë në mesin e grupit të vajzave si Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa që kanë lobuar shumë mirë për Kosovën e Shqipërinë”, thekson ajo.

E njëjta më tej tregoi se çfarë duhet bërë më shumë për artistët në Kosovë dhe se çfarë u mungon atyre.

“Për artistët në Kosovë mendoj që duhet të ketë mbështetje më të madhe sa i përket vizave të punës, një sallë e mirëfilltë, nisem prej motrës time se sa shumë pret për të marrë një vizë pune dhe kjo më shqetëson, salla të koncerteve po ashtu pasi akoma mbajmë koncerte në salla të sporteve në sheshe etj”, thotë më tej Istrefi.

Era mes shumë gjërash gjithashtu shpalosi edhe planet e së ardhmes duke zbuluar se ka gati një album të ri.

“Projektet e mia janë ngadalësuar pak pasi dëshira ime ka qenë të këndoj gjithmonë në shqip, jam në procesimin e një kontrate të re që më lejon të jem më e lirë të këndoj edhe më shumë shqip, jo të më imponohet të këndoj vetëm shqip ose anglisht në një mënyrë të kem një liri më të madhe. Mezi po pres që t’i lansojë disa këngë shqip, pothuajse albumin e ri e kam përfunduar”, thotë në fund të bisedës Era Istrefi. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori