LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca shfaqet elegante në pozat e reja, thekson këmbët e tonifikuara

Luana Vjollca shfaqet elegante në pozat e reja, thekson këmbët e tonifikuara
Luana Vjollca Foto: Instagram/luanavjollca

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është ndër më të komentuarat ndonjëherë.

Ajo në rrjete sociale gjithmonë sjell të reja nga jeta saj, përfshirë edhe për projektet muzikore.


Në një postim të fundit në Instagram, Luana ka zgjedhur të mahnitë miliona ndjekësit me pozat atraktive.

Kësaj radhe ajo ka vendosur të jetë më elegante, duke theksuar kështu këmbët e tonifikuara.

Flokët bionde i kishte të shkurtra e të lakuara, derisa për makijazh ka shkuar me disa nuanca më të errëta.

Po ashtu, në videon e shpërndarë bukuroshja shihet duke bërë lëvizje provokuese, të cilat u pëlqyen tej mase.

Ndërkohë, theksojmë se “Locos” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/