LAJMI I FUNDIT:

Anxhelina Hadërgjonaj zbulon datën e saktë të lansimit të këngës së re “No Drama”

Anxhelina Hadërgjonaj zbulon datën e saktë të lansimit të këngës së re “No Drama”
Foto: Instagram

Për këtë fillimvit një projekt i ri muzikor do të publikohet së shpejti edhe nga këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj.

Artistja, e cila në dhjetor bëri rikthimin pas një kohe të gjatë, tashmë po vjen me një tjetër këngë.


Ajo përmes rrjeteve sociale ka mbajtur të azhurnuar vazhdimisht fansat, ndërsa përkrahjet nga miqtë dhe të famshmit të huaj nuk kanë munguar.

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram)

Së fundmi, grimeri i njohur botëror, Ariel, ka bërë të ditur se “No Drama” lansohet më 29 nëntor dhe se është krenar për sukseset e artistes shqiptare.

“No Drama lansohet këtë muaj, 29 janar. Anxhelina jam shumë krenar për të gjitha sukseset e juaja dhe për atë që je”, ka shkruar Ariel në një postim të ndarë në InstaStory.

Anxhelina Hadërgjonaj nis xhirimet e “No Drama”
Lexo po ashtu Anxhelina Hadërgjonaj nis xhirimet e “No Drama”

Më poshtë ndërkohë ua sjellim një pjesë të këngës së re:

“Precious” në anën tjetër për vetëm një muaj ka grumbulluar mbi 400 mijë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/