Edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, partitë politike po mbajnë tubime me qytetarët ku shihet se nuk po respektohen Ligji anti-COVID, teksa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje gjatë të hënës që të respektohen masat për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.
Përmes raportit ditor ky institut u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, Policisë së Kosovës dhe inspektorateve që të mbikëqyrin më përpikëri dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatim të masave.
“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e IKSHPK-së.
Teksa, nga IKSHPK-ja u bë e ditur se janë konfirmuar edhe 206 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë persona të infektuar të cilët kanë vdekur gjatë 24 orëve, në anën tjetër po vazhdojnë tubimet e partive politike duke mos respektuar masat anti-COVID.
Vetëm gjatë fundjavës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur disa takime me qytetarët nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ku sipas fotografive të publikuara nga vet ai, nuk janë respektuar masat anti-COVID, nuk është mbajtur distanca dhe as maskat.
Në disa fotografi, madje shihet Hoti duke u dhënë dorën për të përshëndetur qytetarët.
Po ashtu, edhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur takime ku janë grumbulluar qytetarë të shumtë, prej të cilëve ka pasur edhe pa maska, ndër ta edhe vet Hoxhaj gjatë mbajtjes së fjalimeve.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu ka mbajtur takime ditëve të fundit, në të cilat është shkelur Ligji anti-COVID, ku nuk është mbajtur distanca e as maskat.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse takimet nuk janë parë të jenë me qytetarë, ata kanë publikuar ditë më parë fotografi nga mbledhjet e tyre, ku anëtarët e LVV-së, megjithëse ishin me maska, shihet se nuk kanë mbajtur distancën.
Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar fotografi në të cilët shihet se gjatë një tubimi nuk janë respektuar masat anti-COVID.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj tubimeve elektorale që po organizohen në hapësira të mbyllura nga subjektet politike, ku me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve po shkelen masat anti-Covid.
Rukiqi e quan të pakuptimtë ndalimin e ahengjeve dhe ngjarjeve të tjera, derisa nëpër restorante mblidhen dhjetëra persona.
Në të njëjtën kohë për mos respektim të masave anti-Covid, Policia e Kosovës dhe inspektoratet po gjobisin qytetarët në rrugë e hapësira të tjera publike dhe pronarët e objekteve hoteliere dhe restoranteve.
Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.
Deri më tani nuk është raportuar se Policia e Kosovës ka inspektuar ndonjë nga këto vende ku po mbahen tubimet, kurse gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 381 tiketa për mos respektim të masave anti-COVID.
Ajo që vërehet është se Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit, ku policia ka shqiptuar 423 tiketa.
Thirrja e IKSHPK-së, për respektim të masave anti-COVID:
Të nderuar qytetarë,
Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit