LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë klube shqiptare luajtën në Evropë – sukseset dhe dështimet e tyre në vitin 2020

Dhjetë klube shqiptare luajtën në Evropë – sukseset dhe dështimet e tyre në vitin 2020

Klubet shqiptare si asnjëherë më parë ishin pjesë e dy garave evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Gjithsej dhjetë klube shqiptare ishin pjesë e këtyre garave, me emra si Drita, Gjilani, Prishtina, Tirana, Teuta, Kukësi, Laçi, Shkëndija e Tetovës, Renova dhe Shkupi.


Disa prej tyre kishin ecuri mjaftë të mirë, e disa ishin pafat, si Prishtina e cila nuk zhvilloi asnjë ndeshje shkaku i rasteve me COVID-19.

Kështu Teuta shkoi deri në turin e dytë, ku u eliminua nga spanjollët e Granadës.

Në të njëjtin tur Kukësi u eliminua nga gjermanët e Wolfsburg, ndërsa Laçi i shkoi pranë kualifikimit ndaj Hapoel Beer Sheva, por dështoi vetëm në minutat e fundit.

Në këtë fazë i dha lamtumirën Ligës së Evropës edhe Renova, që u mposht nga kroatët e Hajduk Split.

Shkëndija e Tetovës fitoi në Rumani ndaj Botosanit dhe Drita mposhti maqedonasit e Sileks, duke kaluar që të dyja në turin e tretë, ku edhe u eliminuan përkatësisht nga Tottenham dhe Legia Varshavë.

Gjilani fitoi në raundin paraeliminatore ndaj Tre Penne, ndërsa në raundin e parë pësoi nga Apoel.

Prishtina ishte gati të luante me klubin nga Gjibraltari, Lincoln, por rastet e shumta me coronavirus bën që ndeshja të anulohej.

Ecuri mjaft të mirë pati edhe Tirana, që mposhti Dinamon e Tbilisit në Gjeorgji, por më pas u eliminua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve nga serbët e Crvena Zvezdës.

Me pak fat në short, bardheblutë u katapultuan direkt në play offin e Ligës e Evropës, por ndonëse ishin vetëm 90 minuta larg fazës së grupeve, u mposhtën me rezultatin 3-0 në Bernë ndaj Young Boys. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori