LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Mozzik dhe Loredana bashkë në Prishtinë

Ekskluzive: Mozzik dhe Loredana bashkë në Prishtinë

Reperi Mozzik dhe Loredana janë prej kohësh ndër emrat më të përfolur në estradën shqiptare.

Vitin e kaluar, dyshja në fjalë deklaruan se po e vendosin marrëdhënien e tyre në pauzë, për shkak të presionit të madh nga fama dhe opinioni publik.

Megjithatë ata i bën bashkë vajza e tyre, Hana, por duket se së fundmi fëmija nuk është e vetmja arsye që po i bën bashkë ish-çiftin e njohur.


Ata janë parë së fundmi duke drekuar me njëri-tjetrin në një nga restorantet e Prishtinës, ku më pas kanë takuar edhe miken e tyre të përbashkët këngëtaren Kida.

Telegrafi ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur dyshja shihen pranë njëri-tjetrit, duke lënë të dyshohet se ish-çifti kanë përmirësuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Loredana dhe Mozzik bashkë në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Megjithëse janë mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ndajnë thuajse imazhe të shpeshta me ndjekësit nga përditshmëria e tyre, ata nuk publikuan as edhe një imazh nga nata e mbrëmshme e kaluar në të njëjtën tryezë pranë njëri-tjetrit.

Për nga karriera, si Mozzik ashtu edhe Loredana kanë pasur një vit të suksesshëm.

Mozzik ka nxjerr në treg albumin e tij “Mozzart”, me të cilin ka pasur suksese të shumta, ndërsa Loredana edhe këtë vit është nominuar për çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Anisa bën vallëzim sensual te këndi i

Anisa bën vallëzim sensual te këndi i "Etna Group", ndërsa Edi e përgjon në fshehtësi

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori