LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LDK-së: I kemi votat për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Deputeti i LDK-së: I kemi votat për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, ka folur për Projektligjin e shumëpërfolur të Rimëkëmbjës Ekonomike, duke thënë se ai do të votohet në seancën e jashtëzakonshme.

Sipas tij, ky projektligj do të rregullojë mënyrën se si shteti të ndërhyjë në rimëkëmbjen ekonomike, në shëndetësi, arsim, etj.


Hajdini tha se ky Projektligj nuk është për rimëkëmbje ekonomike, pasi që tashmë ekziston vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 78 milionë eurove.

“Buxheti i Kosovës është 1.7 miliardë, ndërsa shpenzimet janë 2.6 miliardë që nënkupton që këto shpenzime duhet të mbulohen dhe të gjenden mundësi shtesë”, ka thënë Hajdini për RTK.

Ai tha se qëllimi i tërheqjes së 10 për qind nga Trusti nuk është për nevoja sociale.

“Me këtë ligj nuk do të krijojmë raste sociale, por 10 përqindëshi i Trustit ka për qëllim rritjen e kërkesës agregate. Qëllimi është të rritet kërkesa dhe mundësia e rritjes së blerjes përmes shpenzimeve nga konsumatorët”, tha ai.

Hajdini tha se të enjten kur do të hidhet në votim për herë të gjashtë Projektligji për Rimëkëmbje, koalicioni qeverisës do t’i ketë 63 ose 64 vota.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet Brainhero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
IPKO udhëheq në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në BunarFest dhe Festivalin e Aftësive Dixhitale

IPKO udhëheq në qëndrueshmërinë mjedisore dhe inovacionin në BunarFest dhe Festivalin e Aftësive Dixhitale

IPKO
Kalo në kategori