LAJMI I FUNDIT:

Masë e arrestit shtëpiak për të dyshuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje

Masë e arrestit shtëpiak për të dyshuarit për sulm seksual dhe dhunë në familje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve I.M dhe B.M, për shkak të dyshimit për sulm seksual dhe dhunë në familje.

Në njoftimin për media thuhet se i pandehuri I.M dyshohet se nga data 24.01.2020 e në vazhdimësi gjer më datë 15.09.2020, ngacmon seksualisht nusen e djalit të tij, në atë mënyrë që pasi kjo e fundit ishte martuar me djalin e tij, i pandehuri deri sa e dëmtuara ishte vetëm në shtëpi shkon dhe e ngacmon ndërsa e dëmtuara e refuzon deri sa nga shqetësimi i madh vendos ta lajmëroj policinë.

Me këto veprime i pandehuri I.M dyshohet se ka kryer vepër penale ngacmim seksual.


Ndërkaq, i pandehuri B.M në vazhdimësi ndaj anëtarit të familjes, këtu të dëmtuarës me të cilën ishte e martuar që rreth dy vite, ushtron dhunë, keqtrajtim fizik dhe psikologjik në mënyrë sistematike duke ju drejtuar me fjalë të ndryshme dhe në mënyrë të vazhdueshme duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit për çka e njëjta detyrohet të marrë edhe qetësues.

“Me këto veprime i pandehuri B.M dyshohet se ka kryer vepër penale dhunë në familje.

Në njoftim bëhet e ditur se të pandehurve iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori