LAJMI I FUNDIT:

Seven Saraqi paralajmëron publikimin e këngës “City Of Angels”

Seven Saraqi paralajmëron publikimin e këngës “City Of Angels”
Seven Saraqi (Foto: Instagram/seven777)

Ai është njëri prej artistëve që realizon në mënyrë të perfeksionuar projekte e tij muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtarin shqiptar, Seven Saraqi, i cili gjithmonë ka të reja që t’i servojë për fansat e tij.


Po ashtu, Saraqi komentohet në masë të madhe edhe për stilin e veshjes, që kujdeset për secilin detaj të mundshëm.

https://www.instagram.com/p/CEutg1Xpk9L/

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Seveni ka bërë të ditur se do të lansojë këngën e re.

“City Of Angels” mban titullin prodhimtaria e tij muzikore, e cila do të publikohet pas dy ditësh.

https://www.instagram.com/p/CD7UeeApdHD/

Para tre javësh, këngëtari lansoi këngën “Best Friend”, e realizuar me videotekst dhe animacione. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iU2AfpfI4y4