LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston premton se ribashkimi i ‘Friends’ do jetë më argëtues, pasi u shty për në maj të 2021

Jennifer Aniston premton se ribashkimi i ‘Friends’ do jetë më argëtues, pasi u shty për në maj të 2021
Aktorët e "Friends" (Foto: Getty Images/Guliver)

Ashtu si fansat e “Friends”, aktorja Jennifer Aniston është e dëshpëruar që edicioni special i serialit është shtyrë për vitin tjetër.

Ky edicion i ri ka vendosur të bëjë bashkë kastin e aktorëve, por për shkak të përhapjes së vazhdueshme të coronavirusit, HBO Max nuk ka përcaktuar akoma datën e saktë të lansimit.


“Për fat të keq është shumë e trishtueshme që ne u detyruam ta shtyjmë sërish”, tha Aniston, 51 vjeçare, për Deadline. “Kjo nuk ishte një kohë e sigurtë për ta bërë atë”.

Jennifer Aniston (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images)

Duke parë anën e ndritshme, Aniston vazhdoi të tregojë se kjo u jep atyre vetëm “më shumë kohë për ta bërë ribashkimin edhe më emocionues”.

Të gjitha lajmet nga Friends
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Friends

“Do të jetë super”, shtoi ajo. “Shikoni, ne nuk do të shkojmë askund. Ju kurrë nuk do të shpëtoni nga miqtë, më falni. Ju do jeni me neve gjithë jetën”.

Aktorët e “Friends” (Foto: Getty Images/Guliver)

Ribashkimi i shumëpritur i tyre është shtyrë sërish nga HBO si pasojë e COVID-19, që po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë në Kaliforni.

HBO Max njoftoi për herë të parë ribashkimin e serialit në shkurt, i cili do të bashkojë yjet si: Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer. /Telegrafi/

Aktorët e “Friends” (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Kalo në kategori