LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly: Do doja të qëndroja te Napolin gjithë jetën, kemi shanse ta eliminojmë Barcelonën

Koulibaly: Do doja të qëndroja te Napolin gjithë jetën, kemi shanse ta eliminojmë Barcelonën
Kalidou Koulibaly (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Kalidou Koulibaly ka thënë se do të dëshironte të qëndronte te Napoli gjithë jetën, por nuk mund të bëj premtime, ndërsa ka folur edhe për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Mediat italiane raportojnë se ofertat nga Manchester City, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë më së shumti 60 milionë euro, ndërsa çmimi i kërkuar mbetet 75 milionë euro.


Kështu, reprezentuesi i Senegalit është i gatshëm për të diskutuar një kontratë të re me Napolin, klub ku thotë se dëshiron të mbetet gjithë jetën.

Zbulohet renditja momentale e dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë në botë
Lexo po ashtu Zbulohet renditja momentale e dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë në botë

“Do të doja të qëndroja te Napoli për gjithë jetën, por nuk mund të bëj premtime”, ka thënë fillimisht Koulibaly.

“Unë jam pjesë e projektit dhe në fund të sezonit do të flas me drejtorët. Tani për tani, mendja ime është 100 për qind në fushë”.

Ende në garë për vendin e pestë, Napoli luan gjithashtu kundër Barcelonës në raundin e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, pasi barazuan në ndeshjen e parë 1-1.

Man City ofron dy lojtarë dhe para për Koulibalyn
Lexo po ashtu Man City ofron dy lojtarë dhe para për Koulibalyn

“Ne kemi shanset tona dhe nuk duhet të gabojmë”.

“Gennaro Gattuso ka të drejtë, nganjëherë na mungon mentaliteti i duhur, por do ta përmirësojmë atë aspekt falë këshillave të tij”, përfundoi mbrojtësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori