LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet renditja momentale e dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë në botë

Zbulohet renditja momentale e dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë në botë

Virgil van Dijk ka frenuar konkurrencën e ashpër nga dyshja e Real Madridit, Sergio Ramos dhe Raphael Varane për tu shpallur qendërmbrojtësi më i mirë në futbollin botëror.

Liverpool pagoi plot 75 milionë funte për të rrëmbyer yllin 29-vjeçar holandez nga Southampton në afatin kalimtar të janarit të vitit 2018.


Van Dijk ka pasur një ndikim të menjëhershëm që nga ardhja e tij në Anfield dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2018.

Paraqitja ndaj Brightonit tregon pse Van Dijk konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë aktualisht
Lexo po ashtu Paraqitja ndaj Brightonit tregon pse Van Dijk konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë aktualisht

Ish-mbrojtësi i Celtic dhe Southampton la shenj edhe më shumë në sezonin pasues, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier këtë sezon.

Holandezi arriti të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier, përfundoi në formacionin e vitit në Evropë dhe u renditet i dyti pas Lionel Messit në garën për Topin e Artë.

Mediumi i njohur Daily Star tani e ka vendosur Van Dijkun në krye të listës për qendërmbrojtësit më të mirë aktualisht aktivë në futbollin botëror.

Kjo gazetë thotë se kapiteni i Holandës është ‘qendërmbrojtësi më i mirë i gjeneratës së tij’ dhe tregoi suksesin e tij të menjëhershëm me Reds në hapësirën e dy viteve.

Pas Van Dijk, në listën e dhjetë më të mirëve vijnë: Varane i dyti, Ramos i treti, Kalidou Koulibaly i katërti dhe Aymeric Laporte i pesti.

Pas tyre vijnë edhe Gerard Pique, Jerome Boateng, Milan Skriniar, David Alaba dhe Leonardo Bonucci. (Në fund të lajmit keni edhe një sondazh, ku mund të votoni ju më të mirët). /Telegrafi/

10.Leonardo Bonucci (Juventus)

9.David Alaba (Bayern Munich)

8.Milan Skriniar (Inter)

7.Jerome Boateng (Bayern Munich)

6.Gerard Pique (Barcelona)

5.Aymeric Laporte (Manchester City)

4.Kalidou Koulibaly (Napoli)

3.Sergio Ramos (Real Madrid)

2.Raphael Varane (Real Madrid)

1.Virgil van Dijk (Liverpool)

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori