LAJMI I FUNDIT:

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Barcelona ka hartuar një listë të objektivave kryesor para hapjes së afatit kalimtar veror, dhe aty është i përfshirë edhe Joshua Kimmich.

Përkundër faktit që Kimmich nuk është një mesfushor puro defanziv, Xavi Hernandez është një fans i madh i mesfushorit gjerman, të cilin do donte ta kishte në ekip sezonin e ardhshëm.


Bayerni është shumë i hapur ndaj idesë për ta shitur Kimmichin, krahas faktit që ai është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe në rast se nuk arrihet marrëveshja për rinovimin e saj gjatë javëve në vazhdim, atëherë gjermani do të jetë lojtarë i lirë në treg.

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht
Lexo po ashtu Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Një raportim nga mediumi Sport citon se Bayerni janë të gatshëm të negociojnë me Barcelonën, specifikisht ata do të donin të bënin një marrëveshje shkëmbimi, ku ata do të kërkonin njërin prej Frenkie de Jong ose Ronald Araujo të përfshihen.

Araujo dhe De Jong janë lidhur me një largim nga klubi në verë, ani pse Barcelona do të ishte në dijeni se ata do të kushtonin më shumë se Kimmich, veçanërisht duke marrë parasysh kontratat e tyre respektive.

Për të joshur drejtuesit e klubit blaugranas që ta konsiderojnë këtë opsion, klubi bavarez me shumë mundësi do të duhej të dhuronin edhe një shumë të konsiderueshme të parave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori