LAJMI I FUNDIT:

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka dhënë mendimin e tij mbi trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, një javë pas humbjes së hidhur në ‘El Clasico’.

Lewandowski i cili ka luajtur nën urdhrat e Ancelottit gjatë kohës së tyre së bashku tek Bayern Munichu, nuk u kursye aspak nga lëvdatat sa i përket aftësive menaxheriale të italianit.


Superylli i Barcelonës theksoi se Carlo është një shembull për lojtarët dhe kjo ka qenë evidente tek Real Madridi.

“Ancelotti ka një eksperiencë të jashtëzakonshme. Ju mund ta shihni atë tek Real Madridi, lojtarët e ndjekin atë verbërisht”, ka thënë fillimisht Lewandowski.

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Lexo po ashtu Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

“Carlo është një njeri i madh i cili gjithmonë ka folur me lojtarët. Ai më ka dhuruar një ndjesi të veçantë. Jo vetëm vetëbesim, por një ndjenjë se unë mund të bëjë një ose dy hapa në karrierën time”, shtoi polaku.

Lewandowski ka luajtur nën drejtimin e Ancelottit në sezonin 2016/2017. Në total, ai ka luajtur 57 ndeshje zyrtare nën urdhrat e teknikut italian, duke shënuar 54 gola dhe duke dhuruar 15 asistime.

Në fund polaku foli për periudhën e vështirë në të cilën hasi Ancelotti gjatë kohës së tij në Gjermani.

“Ishte një shtet i ri, një kulturë e re për të. Nëse Carlo do të vinte në Gjermani përsëri, ai do ta dinte saktësisht se çfarë duhet të bënte më ndryshe. Nëse ai do t’i mbijetonte momenteve të vështira, gjërat do të ishin bërë më të lehta për të gjithë pastaj”, përfundoi 35-vjeçari.

Në trend Sport

Më shumë
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

Ligue 1
Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Superkompjuteri parashikon kampionin e Ligës Premier – ka një befasi

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Kalo në kategori