Jose Mourinho ka zbuluar arsyen e mavijosjes së dukshme poshtë syrit të djathtë, e cila tërhoqi vëmendjen gjatë miqësores mes Real Madridit dhe Schalke 04.

Trajneri portugez i Real Madridit u shfaq me një shenjë të dukshme në fytyrë gjatë sfidës së zhvilluar në Gelsenkirchen, ku skuadra e tij triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Schalkes, të drejtuar nga trajneri Miron Muslic.


Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho u fotografua së bashku me Muslic, i cili i dhuroi trajnerit portugez një fanellë të Schalkes me mbishkrimin “Special One”, nofka e famshme e Mourinhos.

Megjithatë, vëmendjen kryesore e mori mavijosja poshtë syrit të tij. Mourinho më pas shpjegoi se bëhej fjalë për një incident të padëshiruar gjatë një seance stërvitore.

“Topi më goditi në fytyrë gjatë stërvitjes. Nëse nuk do të kisha pasur syze, ndoshta kjo nuk do të kishte ndodhur fare. Mund të kishte qenë edhe më keq”, deklaroi Mourinho.

Për Real Madridin dhe Schalken, kjo ishte ndeshja e fundit përgatitore para fillimit të sezonit të ri. Takimi u zhvillua gjithashtu për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të stadiumit të Schalkes, Veltins Arena. /Telegrafi/

telegrafi sport app