LAJMI I FUNDIT:

Trump: Nuk do të miratoj një detyrim mbarëkombëtar për mbajtjen e maskave

Trump: Nuk do të miratoj një detyrim mbarëkombëtar për mbajtjen e maskave

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të aprovojë një detyrim mbarëkombëtar për mbajtjen e maskave në kuadër të masave kundër coronavirusit.

“Unë nuk e besoj këtë. Nuk do ta aprovoj domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës në gjithë vendin”, ka thënë Trump në një program në Fox News i cili do të publikohet të dielën, raportoi The Hill.


Duke deklaruar se ai dëshiron që njerëzit të kenë një liri të caktuar, Trump ka përmendur edhe deklaratat e zyrtarëve të shëndetit publik që fillimisht kishin thënë se individët e shëndetshëm nuk kanë nevojë të mbajnë maskë.

I pyetur nga prezantuesi i programit rreth një deklarate të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) se pandemia mund të vihet nën kontroll brenda 4-6 javësh nëse çdokush mban maska, Trump tha: “Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë”.

Presidenti Donald Trump (Foto: Drew Angerer/Getty Images/Guliver)

Ai ka theksuar se mbajtja e maskës mund të krijojë edhe probleme të tjera shëndetësore.

“Dr.Fauci dhe shumë njerëz thanë ‘Mos mbani maska’. Por, krejt papritur, tani thuhet ‘Të gjithë duhet të mbajmë maska'”, tha presidenti amerikan.

Ndryshe, CDC në prill kishte deklaruar se virusi mund të ngjitet edhe nga personat pa simptoma, duke shtuar se për këtë arsye, secili individ duhet të mbajë maskë.

Ndërkaq, Mark Meadows, zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, më 6 korrik gjithashtu deklaroi se nuk do miratojnë një detyrim mbarëkombëtar për maska dhe shtetet federale do të vendosin individualisht për një masë të tillë. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Prezantuesi i lajmeve në mediumin britanik 'nën kujdes mjekësor' pasi nuk u ndje mirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Evropa
Kalo në kategori