LAJMI I FUNDIT:

Miralem Pjanic u shkruan letër lamtumirëse Juventusit dhe tifozëve

Miralem Pjanic u shkruan letër lamtumirëse Juventusit dhe tifozëve

Miralem Pjanic i shkroi një letër lamtumirëse për Juventusin pasi përfundoi transferimin e tij te Barcelona.

Marrëveshja u kompletuar për 60 milionë euo plus 5 milionë të tjera në bonuse, ndërsa Arthur Melo kaloi Torino për 72 milionë plus 10 milionë bonuse.

Edhe pse mesfushorët do të qëndrojnë me klubet e tyre aktuale për pjesën tjetër të sezonit 2019-20, Pjanic tashmë e shkroi fjalimin e tij të lamtumirës.


Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin - klauzola për largim është e frikshme
Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona transferon Miralem Pjanicin - klauzola për largim është e frikshme

“Merr frymë, Mire, kjo është thënia që unë vazhdoj ta përsëris në mendje gjatë momenteve vendimtare të një ndeshje”, ka shkruar ai në Instagram.

“Kjo është ajo që unë vazhdoj të përsëris tani, ndërsa përpiqem të shkruaj atë që ndjej në këtë moment. Kam mbërritur katër vite më parë, kështu që mund të përpiqesha të fitoja gjithçka. Sepse edhe kur nuk e menaxhoni atë, një lojtar i Juventusit duhet të përpiqet gjithmonë”.

“Këto ishin katër vite intensive, me përvojë përkrah profesionistëve të shkëlqyeshëm, por mbi të gjitha miq të vërtetë, me të cilët ndava fitore dhe rekorde, por edhe humbje të hidhura në prag të triumfit”.

Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi
Lexo po ashtu Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi

“Këto janë vite në të cilat jam pjekur si burrë dhe baba. Ky është qyteti ku Edin u rrit, duke u bërë tifozi më i madh i këtij ekipi, dhe ku me familjen time ndërtuam kujtimet më të mira të jetës sonë”.

“Unë nuk mendoj se ndonjëherë mund t’ju falënderoj sa duhet, kështu:

“Faleminderit Familjes Agnelli. Faleminderit për të gjithë ata shokë të skuadrës që ndanë këtë udhëtim me mua. Faleminderit për të gjithë punonjësit dhe anëtarët e stafit, të cilët më ndihmuan të rritem. Faleminderit fansave që më bënë të ndjehem i veçantë çdo ditë”.

“Sepse nëse ka një gjë që kam mësuar, është se nuk ka kohë minimale në të cilën mund të biesh në dashuri. Në fund të ditës, është shumë e thjeshtë: ju e vishni këtë fanellë si një lëkurë të dytë, gjithmonë i jepni gjithçka, dhe kurrë nuk do të shkoni keq”.

“Tani nuk kemi shumë kohë për të humbur dhe ka kaq shumë për të fituar nga këtu deri në fund të sezonit”.

“Prandaj, merr frymë, Mire. Sepse ajo që sot mund të duket kaq e trishtueshme, nga nesër do të jetë një kujtim i mrekullueshëm që do të mbash në zemrën tënde për pjesën tjetër të jetës suaj”, ka përfunduar Pjanic. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CCByojrKv_L/?utm_source=ig_embed

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori