Sot (e premte) ka marrë detyrën e saj të re si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ajo deri më tani ka mbajtur postin e këshilltares së liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, teksa tani e tutje do të jetë një nga ministret e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Haradinaj-Stublla e nisi ditën e parë të punës duke bërë homazhe para memorialit “Heorinat” në Prishtinë, kushtuar grave të dhunuara gjatë luftës.
Ajo çfarë ra në sy ishte dukja e saj elegante dhe me stil, e thjeshtë dhe në përputhje me kodin etik të postit të ri që ajo tashmë e gëzon.
Pantallonat e zeza kombinuar me një sako të bardhë, u cilësuan si zgjedhja e duhur e ministres së re, e cila tashmë do të merret me Punët e Jashtme dhe Diasporën.
Meliza është ministrja femër më e re në moshë në Qeverinë Hoti.
Ajo kohëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesisht në Shqipëri, për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale, teksa edhe është kritikuar për problemet ligjore që ka pasur vitin e kaluar lidhur me deklarimin e pasurisë.
Në vazhdim, ju sjellim disa fotografi nga paraqitja e asaj që duket të jetë një nga ministret më tërheqëse të Qeverisë së re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251