LAJMI I FUNDIT:

Roma detyrohet ta shesë Zaniolon, i vendos edhe çmimin talentit të madh italian

Roma detyrohet ta shesë Zaniolon, i vendos edhe çmimin talentit të madh italian
Nicolo Zaniolo. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma është në krizë të madhe të borxheve dhe sikur mos të mjafton kjo, ata mund të dënohen edhe nga UEFA për Fair Play Financiar.

Skuadra e madhe italiane duhet të shesë ndonjërin nga yjet e saj për të fituar 60 milionë euro para datës 30 qershor.


Borxhi prej 278 milionë euro në total i Romës ka ardhur si pasojë e pandemisë së coronavirusit, pezullimit të futbollit dhe humbjes së të hyrave, si edhe mosarritjes së marrëveshjes me Dan Friedkin për shitjen e klubit.

Nicolo Zaniolo duket se do të jetë lojtari që do të sakrifikohet nga Roma, me talentin italian që ka vlerën më të lartë në tregun e transferimeve.

Nicolo’ Zaniolo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Juventus, Inter, PSG e Liverpool janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e Zaniolos.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Romës janë gati të shesin yllin e tyre më të madh dhe tani i kanë vendosur edhe çmimin e largimit.

Roma është gati të pranojë ofertat për Zaniolon vetëm nëse janë mbi 80 milionë euro.

Përkundër interesimit të fortë nga Liverpooli ditët e fundit, duket se favoriti kryesor është Juventus që e ndjek që dy vite lojtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori