Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se subjekti që ai drejton, beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke dhe janë të bindur se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës.
Mustafa thekson se LDK i beson BE-së, sepse e konsideron shtëpi të vetën politike, demokratike dhe ekonomike. Jo se BE është e përkryar.
“LDK ka besim të palëkundur ë partneritetin e përhershëm me SHBA-të, si aleat strategjik i saj. Beson në shtetin dhe popullin amerikan, që e shpëtoi Kosovën në kohët më vështira. Beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke. Ndajmë bindjen se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Qytetarë të nderuar,
Ardhmëria e Kosovës është dhe mbetet në integrimet evropiane dhe euroatlantike. Anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe në miqësi e partneritet të ngushtë me SHBA-të.
Kemi të drejtë të zhgënjehemi në BE-në dhe në disa vende të BE-së për mosliberalizim të vizave. Kemi të drejtë, po ashtu, të shprehim shqetësimin tonë sesi do ta drejtojë di alogun perfaqësuesi i lartë i BE-së, Borell, i cili Serbinë e cilëson shtet, kurse Kosovën, vetëm, vend që nuk e kanë njohur edhe 5 shtete të BE-së. Ose se, a është më i qëlluari i tij, z. Lajçak, që kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, ai që do të jetë neutral në ndërmjetësimin e dialogut. Ose a është raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, raportuese për krejtë Kosovën apo raportuese e një partie politike të majtë, ashtu siç po sillet!?
Zhgënjimi nuk është humbje e besimit. Besimi në BE dhe institucionet e saj qëndron në orientimin tonë të paluhatshëm dhe pa alternativë të integrimit tonë evropian. Një mik imi thoshte, “edhe nëse na largojnë nga dera, ne hyjmë nga dritarja”.
Askush nuk mund të na largojë nga bindjet dhe përkatësia jonë evropiane dhe euroatlantike. Edhe pa liberalizim të vizave, ne jemi këtu, brenda kufijve evropian, bashkëpunojmë me vendet anëtare të BE-së, instit ucionet e saja, me Partitë Popullore Evropiane (EPP), dhe nuk ndalemi së punuari për të drejtat tona dhe vizionin tonë si qytetarë evropian. Nuk i ndryshojmë bindjet tona politike, si bindje demokratike që janë themeli ynë!
Relacionet , qëndrimet politike dhe besimi në BE-në dhe SHBA-të, qëndrojnë në doktrinën tonë properëndimore. Ato nuk janë fluskula të politikave ditore, se kush është me Thaçin e kush me Kurtin.
Interpretimi i tillë është mënyra më primitive dhe më diletante e rezonimit politik, i kujdoqoftë ai. Edhe i ndonjë diplomati që bindjet e veta i ndërton në ndeja, darka e dreka,me ata që i pēlqenë dhe i flasin ashtu siç ai/ajo do të dëshironte të dëgjoj. I disa mediave apo pjese të shoqerisë civile. I militantëve partiak dhe “rebelëve” partiak.
LDK i beson BE-së, sepse e konsideron shtëpi të vetën politike, demokratike dhe ekonomike. Jo se BE është e përkryar.
LDK ka besim të palëkundur ë partneritetin e përhershëm me SHBA-të, si aleat strategjik i saj. Beson në shtetin dhe popullin amerikan, që e shpëtoi Kosovën në kohët më vështira. Beson se me SHBA-të, e në bashkëpunim me BE-në mund të përmbyllet procesi i dialogut me njohje reciproke.
Ndajmë bindjen se ata që rrezikuan marrëdhëniet me SHBA-të, nuk kanë legjitimitet të flasin dhe veprojnë në emër të shtetit të Kosovës.
LDK ka dije, kuadro dhe vizion të drejtoj shtetin, të luftoj Pandeminë e pamërshishme, të ballafaqohet me pasojat ekonomike dhe sociale të Covid-19 si dhe të avancoj vendin në rrugën tonë evropiane. Shtëpia nuk mbahet pa miq, thoshte Presidenti Historik, Dr. Rugova; andaj LDK është garancioni për përparim në partneritet, në BE, gjithsesi, me SHBA domosdo”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë