LAJMI I FUNDIT:

Lautaro është i vendosur për t’iu bashkuar Messit te Barça, së fundmi e ka refuzuar Real Madridin

Lautaro është i vendosur për t’iu bashkuar Messit te Barça, së fundmi e ka refuzuar Real Madridin

Lautaro Martinez ka vendosur për tu transferuar te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli argjentinas prej kohësh po kërkohet nga Barcelona, por në garë për të është edhe rivali i përjetshëm Real Madrid.

Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Lautaro dëshiron me çdo kusht transferimin në Camp Nou, duke refuzuar së fundmi edhe ofertën e Real Madridt.


Lautaro nuk ka dashur transferimin në Santiago Bernabeu, pasi preferon të luaj në Camp Nou përkrah bashkëkombësit të tij Lionel Messi.

Besohet se kampionët në fuqi të Spanjës i kanë ofruar argjentinasit pagë vjetore prej 16 milionë eurove në sezon dhe kjo e ka lënë të kënaqur atë.

Tani mbetet që Barcelona ta bind Interin për të liruar lojtarin, klauzola e të cilit është 111 milionë euro.

Gjithsesi edhe pse Lautaro e ka refuzuar kalimin te Real Madridi, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me të.

Dy gjigantët anglez Manchester City dhe Chelsea gjithashtu interesohen për të, ndërsa me ofertë pritet të dalë edhe kampioni francez PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori