Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë një prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, atë në kuadër të gjysmëfinales së play-offit, në Ligën e Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut.
Sa më shumë që po kalojnë ditët, emocionet për këtë ndeshje po shtohen bashkë me entuziazmin dhe dëshirën e “dardanëve” që suksese të marrë pjesë një kompeticion madhor të futbollit.
Një gjë të tillë e deklaroi edhe ndihmës-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti i cili në një intervistë për KosovaPress, fillimisht foli për përgatitjet që stafi i kombëtares ka bërë deri më tani.
Sahiti deklaroi se Kosova është e gatshme për përballjen ndaj Maqedonisë, ndërsa përgatitjet për këtë ndeshje kanë nisur qysh nga ndeshja e fundit, që “dardanët” kanë zhvilluar ndaj Anglisë.
Sahiti: Jemi gati për një përballje të tillë
“Sa më shumë që po afrohet koha e ndeshjes, aq më shumë po kemi angazhime rreth përgatitjes së kombëtares. Në fakt përgatitjet kanë filluar nga ndeshja e fundit e kualifikimeve që patëm me Anglinë dhe nga ai moment kanë filluar përgatitjet, ngaqë duke e pasur parasysh rëndësinë e kësaj ndeshje, kështu që jemi duke e përcjell jo vetëm lojtarët tanë por edhe kundërshtarin në formën e tyre, në përformacen e tyre kështu që deri më tani është duke shkuar puna mirë. Të mos kemi lëndime ato lëndime që i kemi pasur faktikisht janë kthyer, tanimë mbetet të shihet se çfarë gjendje do të kthehen për 26 mars”, u shpreh fillimisht Sahiti.
Të gjithë e dimë, se forma e “dardanëve” nuk është e duhura, mirëpo sipas Sahitit e rëndësishme është që futbollistët po kanë minutazh të duhur në skuadrat e tyre, andaj edhe forma e tyre është në rritje.
Sahiti: Futbollistët e Kosovës kanë hapësirën e duhur
“Gjithmonë ne varemi nga performanca lojtarëve nëpër klube. Ndoshta mund të jetë ajo që për shkak që nuk kanë shënuar disa lojtarë, që vazhdimisht jemi mësuar që t’i shohim duke shënuar ose duke asistuar, por ajo që është më kryesorja është se ata po kanë minutazh dhe forma e tyre fizike është jashtëzakonisht e mirë, është ajo e njëjta e tash mos realizimi i golave ndikojnë edhe faktorët e tjerë , sidoqoftë ne jemi të kënaqur deri në këtë moment për performancat e tyre”, tha Sahiti.
Duke ditur se Maqedonia është një kundërshtar tejet i fortë për Kosovën, Sahiti ndër tjerash u shpreh se së bashku me stafin e kombëtares kanë analizuar çdo detaj të kundërshtarit, në mënyrë që Kosova të jetë më e përgatitur si fizikisht ashtu edhe emocionalisht për këtë ndeshje të rëndësishme.
Sahiti: Nuk e nënçmojmë kundërshtarin
“Po është një skuadër që nuk duhet me nënçmuar. Kemi lojtarë që luajnë nëpër klube jashtëzakonisht të organizuar dhe ata po kanë minutazh, sidomos lojtarët kryesorë por kjo ndeshje unë po besoj që nuk do të jetë ndeshje që vendos vetëm kualiteti por vendosin edhe faktorë të tjerë, kështu që mund të them se faktori i motivimit mund të ndikojë edhe më shumë. E mirë e kësaj është se ne kemi një kombëtare që në aspektin social janë shumë të bashkuar, janë shumë të lidhur lojtarët”, shtoi ai.
Sa i përket një parashikimi të mundshëm për këtë ndeshje, ndihmëstrajneri i Kosovës u shpreh se është vështirë për një gjë të tillë, duke parë edhe formën aktuale të të dyja kombëtarëve.
Sahiti: Shumë e vështirë të parashikosh një ndeshje të tillë
“E vështirë parashikimi, por sidoqoftë ne do të përgatitemi ndeshjen për të fituar. Thash që mund të ndikojnë edhe faktorë tjerë, ajo që është me rëndësi është se kemi ardhur deri tek ky moment që atë ëndërr që e kemi dhe vazhdon të jetë akoma e mundshme dhe unë po shpresoj që këta djem me 26 mars do të bëjnë gjithçka për arritur rezultat pozitiv”, përfundoi Sahiti.
Ndeshja Maqedoni – Kosovë zhvillohet më 26 mars, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin e qytetit në Shkup, ndërsa fituesi i kësaj ndeshjes do të luaj në finale me fituesin e ndeshjes tjetër Gjeorgji – Bjellorusi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona
“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë