LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosovë në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosovë në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve

Ka filluar edhe zyrtarisht shitja e biletave për përballjen në mes të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka informuar të gjithë të interesuarit për fillimin e shitjes së biletave për ndeshjen play-off të Maqedonisë dhe ‘Dardanëve’.


Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Kosovës më 26 mars në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, e që më pas do të presin fituesin e përballjes tjetër Gjeorgji – Bjellorusi, për t’u takuar në finale.

Biletat për ndeshjen janë në shitje nga 03.03.2020. përmes rrjetit të shitjeve të MKTickets dhe vendet e mëposhtme:

– Arena Kombëtare “Todor Proeski” (çdo ditë nga 10:00 deri në 18:00)

– TA Globe – Ohër

– TA Bran – Prilep

– Bar koncepti – Strumicë

– Kafe Symbol – Shtip

– Literatura – Manastir

– Kiosk Korso – Negotinë

– Uni Son – Veles

– Duhani Leni + – Gjevgjeli

– Libero Travel – Koqan

Biletat për ulëset jugore dhe veriore të Arenës Kombëtare “Todor Proeski” do të shiten për 5 euro dhe 6 euro.

Një person mund të blejë një biletë duke paraqitur një dokument identifikimi (ID e vlefshme ose pasaportë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori