Aksident me fatalitet në Vushtrri, humb jetën 22-vjeçari


Policia e Kosovës njofton se mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti.
Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet.
"Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 22-vjeçar.Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































