LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër fotografi tërheqëse nga dukja e Dafinës në klipin e ri

Një tjetër fotografi tërheqëse nga dukja e Dafinës në klipin e ri
Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Këngëtarja e popullarizuar e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që pritet ta publikojë këto ditë.

Ajo ka bërë të ditur se po rikthehet me këngë të re më 13 shkurt dhe ka treguar se mban titullin “Merri krejt”.


E njëjta për fansat ka publikuar edhe një tjetër fotografi nga xhirimet e klipit, në të cilin vjen në formë të mahnitshme.

View this post on Instagram

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on Feb 10, 2020 at 7:12am PST

Në imazhin që ka sjellë gjatë ditës së sotme (e martë) ajo shfaqet e veshur kuq e zi, me një pamje tejet ndryshe megjithëse po pëlqehet ndryshimi i saj.

“Dashuria nuk mjafton”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku ka etiketuar edhe bashkëpuntorët e saj që kontribuuan në këtë projekt.

Dafina Zeqiri së shpejti me këngë të re, vjen shumë më ndryshe në klip
Lexo po ashtu Dafina Zeqiri së shpejti me këngë të re, vjen shumë më ndryshe në klip

Kjo dukje u komplimentua edhe nga miqtë, kolegët e më së shumti nga ndjekësit që duket se mezi po presin.

View this post on Instagram

Dashnia nuk mjafton……

A post shared by 𝕯 𝖆 𝖋 𝖎 𝖓 𝖆 (@dafina.zeqiri) on Feb 11, 2020 at 4:15am PST

Ndërkaq, artistja Zeqiri aktualisht është duke e shijuar suksesin e “Vuj Vuj Vuj”, të cilin e solli në dhjetor dhe tanimë ka kaluar shifrën e dhjetë milionë shikimeve. /Telegrafi/