LAJMI I FUNDIT:

Lindon Berisha drejt rikthimit në muzikë, pas një pauze të gjatë

Lindon Berisha drejt rikthimit në muzikë, pas një pauze të gjatë
Lindon Berisha në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

Këngëtari Lindon Berisha dhe autori i shumë teksteve të këngëve të njohur, është gati për t’iu rikthyer skenës.

Pas një pauze mjaft të gjatë në sjelljen e projekteve të reja, Lindoni tashmë është gati që të vijë me një projekt të ri muzikor.


Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një ‘trailer’ të klipit të tij më të ri, i cili do të publikohet i plotë të hënën e datës 10 shkurt.

View this post on Instagram

10.02. (Monday) ⚡⚡💥🤐

A post shared by Lindon Berisha (@lindon.b) on Feb 8, 2020 at 5:29am PST

Berisha ka qenë i shkëputur për një kohë të gjatë prej aktiviteteve muzikore por edhe jetës mediatike, duke mos u shfaqur nëpër intervista apo televizione.

Mirëpo duket 2020-ta do të jetë ndryshe për të, pasi ka vendosur që sërish t’i kthehet pasionit të tij të madh, këndimit.

Lindon Berisha në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

Kënga e tij e re është punuar në muzikë dhe tekst nga vet Lindoni, gjersa klipi i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit të ri të këngëtarit, të cilat janë kryer gjatë këtyre ditëve.

Lindon Berisha në xhirimet e klipit të ri (Foto: Telegrafi)

Kujtojmë që Lindon Berisha këtë vit është autor i tekstit të këngës “Shaj” nga Arilena Ara, që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”. /Telegrafi/