LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i Ligës Premier në majat e futbollit evropian – Liverpooli ‘sundues’ i Evropës dhe Botës, Chelsea fitues i Ligës së Evropës

Rikthimi i Ligës Premier në majat e futbollit evropian – Liverpooli ‘sundues’ i Evropës dhe Botës, Chelsea fitues i Ligës së Evropës

Kampionati elitar anglez i njohur si  Liga Premier, padyshim se ka qenë kampionati më i mirë, atraktiv, por edhe më i suksesshëm në Evropë dhe në botë. Liverpooli ka qenë klubi që ka bërë histori gjatë 2019-të, ndërsa edhe Chelsea pati sukses.

Ju nuk fitoni asgjë në futbollin anglez për arritjet e vitit kalendarik, por ato shpesh janë një udhëzues i mirë për sukses dhe Liverpooli me siguri se do të shpresojë që të jetë kështu.


Skuadra e Jurgen Kloppit e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube, dhe do të shpresojë që fillimi i tyre në sezonin e Ligës Premier të shpërblehet me një titull të parë të ligës pas 30 viteve.

Liverpooli ishte klubi më i suksesshëm anglez dhe evropian i vitit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka fituar 42 ndeshje në vitin 2019, ose 44 nëse përfshihen triumfet ndaj Chelseat në Superkupën e UEFA-s dhe Arsenalit në Kupën e Ligës. Për ta vendosur këtë në kontekst, Manchester United dhe Tottenham kanë fituar 51 ndeshje së bashku në vitin 2019.

Liverpooli – Statistikat ekipore, individuale dhe trofetë e vitit

Reds kanë shënuar 129 gola në të gjitha garat në vitin 2019.

Ata kanë shënuar katër ose më shumë gola në 12 raste të ndryshme që nga 1 janari, më e famshmja është kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata kanë shënuar 27 gola nga minuta e 80-të ose më vonë, duke përfshirë disa gola fitues në minutat shtesë.

Katër lojtarë të ndryshëm të Liverpoolit kanë shënuar shifrat dyshifrore këtë vit: Sadio Mane (30), Mohamed Salah (24), Roberto Firmino (15) dhe Divock Origi (11).

Salah, Firmino, Mane dhe Van Dijk (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtarët e Liverpoolit morën katër vende nga top 10 më të mirët në votimin e Topit të Artë: Virgil van Dijk u renditet i dyti, Mane i katërti, Salah i pesti dhe Alisson Becker i shtati.

Rezultati i tyre me 97 pikë në sezonin e Ligës Premier 2018-19 ishte më i larti ndonjëherë nga një ekip që nuk arriti të fitojë titullin, dhe i treti më i larti ndonjëherë në këtë garë.

Salah shënoi golin më të shpejtë të dekadës në Ligën e Kampionëve kur hapi rezultatin për Liverpoolin kundër Tottenham Hotspur në finalen e Madridit.

Goli i Salah në finale (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Liverpooli ka kaluar 25 ndeshje në shtëpi pa humbje në vitin 2019, në të gjitha garat, duke fituar 21 dhe barazuar katër sosh (duke përfshirë një barazim i cili u pasua me një fitore të mëvonshme nga penalltitë).

Në 18 ndeshje të ligës në shtëpi në vitin 2019, Liverpooli ka regjistruar 17 fitore. Seria e tyre aktuale me 16 fitore rresht është vetëm katër larg rekordit të gjitha kohërave në Ligën Premier, i vendosur nga Manchester City në vitin 2012.

Liverpooli i Kloppi e mbylli vitin me fitore (Foto: Alex Pantling/Getty Images/Guliver)

18 lojtarë të ndryshëm kanë shënuar për Liverpoolin në vitin 2019, me të gjithë ata që kanë shënuar të paktën një herë gjatë sezonit 2019-20.

Këtë vit, Reds kanë fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, ndërsa është në garë për të mbrojtur trofeun evropiane, pasi është kualifikuar në 1/16-tën e finales.

Chelsea

Klubi londinez pati një vit të suksesshëm gjatë 2019, duke mbyllur vitin edhe me trofe, përkundër një sezoni të luhatshëm.

Djelmoshat e trajnerit Maurizio Sarri arritën të përfundojnë sezonin 2018/19 me trofeun e Ligës së Evropës, ku në finale mposhti rivalët vendas të Arsenalit.

Chelsea fitoi Ligën e Evropës (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Blutë arritën të mbajnë lart suksesin e klubeve angleze në Evropë, duke pasuar Liverpooli, i cili fitoi Ligën e Kampionëve.

Në kampionat, Blutë ishin në luftë për titullin e Ligës Premier, por nga shkurti nuk arritën ta ndjekin dhe përfunduan në pozitën e tretë me 72 pikë.

Në Kupën FA, londinezët u eliminuan herët nga Manchester Unitedi, ndërsa në Carabao Cup, Chelsea arriti deri në finale, por u mposht nga Manchester City në penallti.

Blutë u mposhtën në finale të Carabao Cup nga Man City (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur dhe Arsenali

Dy klubet tjera londineze, Spurs dhe Arsenali ndihmuan në ‘sundimin’ e Evropës nga skuadrat angleze në garat evropiane.

Tottenham edhe përkundër formës së luhatshme në Ligën Premier, arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur klube të mëdha.

Por, u mposht në finale nga një klub tjetër anglez, Liverpooli.

Tottenham, finalist në Ligën e Kampionëve (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Arsenali shkoi deri në finale të Ligës së Evropës, edhe pse në kampionat qëndronte keq.

Topçinjtë në finale u mposhtën nga rivalët lokal të Chelseat.

Arsenal, finalist në Ligën e Evropës (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori