LAJMI I FUNDIT:

Njëmbëdhjetë lojtarë që mund të tronditin afatin kalimtar të janarit

Njëmbëdhjetë lojtarë që mund të tronditin afatin kalimtar të janarit

Më 1 janar hapet afati kalimtar dimëror, ku klubet vetëm kanë filluar të mendojnë për transferime.

Siç ndodh çdo vit, ka një numër emrash që tashmë janë lidhur me kalime.


Janë 11 emra që mund të tronditin gjërat në fillim të vitit 2020.

Eriksen, Ibrahimovic, Haaland e Cavani, janë disa nga ta.

Christian Eriksen

Kontrata e yllit danez me Tottenhamin përfundon në qershor dhe nuk e dëshiron rinovimin, madje as pas ardhjes së Jose Mourinho në klub.

Ai po shpreson ta mbyll një transferim te Real Madridi, qoftë në janar apo në verë të ardhshme falas.

Zlatan Ibrahimovic

E ardhmja e suedezit është një mister prej largimit nga LA Galaxy.

Vetë Ibrahimovic ka thënë se do të kthehet në Itali, por bisedimet me AC Milan nuk kanë shkuar aq mirë siç pritej, por mund të ketë një lëvizje këtyre ditëve.

Erling Braut Haaland

Ai ka qenë një zbulim në Evropë këtë sezon me Red Bull Salzburg dhe të gjitha shenjat tregojnë që ai të largohet në janar.

Manchester United, Juventus, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund të gjithë e dëshirojnë atë.

Edinson Cavani

Uruguaiani është një tjetër emër, që kontrata e të cilit përfundon në qershor, por ai mund të shitet në dimër pasi Mauro Icardi është sulmuesi kryesor në Paris Saint-Germain.

Ai besohet të jetë pajtuar me kushtet e Atletico Madri , por tani klubet duhet të arrijnë një marrëveshje.

Mariano Diaz

Sulmuesi i Real Madrid zgjodhi të qëndrojë verën e kaluar, duke shpresuar të luftojë për një vend.

Por ai nuk ka luajtur asnjë minutë në La Liga Santander këtë sezon. Roma janë më të interesuarit për të.

Brahim Diaz

Ai është në një situatë të ngjashme në Santiago Bernabeu sikurse Mariano Diaz.

Diaz vendosi të mos shkojë huazim, por tani ka vetëm katër paraqitje. Ai duket se ka më shumë të ngjarë të largohet në huazim.

Arturo Vidal

Kiliani kërkohet në Itali, veçanërisht nga Antonio Conte te Interi.

Lojtari do të dëshironte të luante më shpesh dhe Barcelona nuk ia mundëson këtë gjë.

Carles Alena

Ernesto Valverde foli gjatë verës se ka tepricë të mesfushorëve në klub dhe Alena duket se e ka pësuar.

Si Real Betis ashtu dhe Getafe e duan në huazim.

Jean-Clair Todibo

Pavarësisht se nuk ka luajtur shumë këtë sezon, Barcelona është e hapur për huazimin e tij jashtë dhe ka interesim.

Bayer Leverkusen dhe AC Milan janë dy nga klubet që konsiderojnë një lëvizje për të.

Thomas Lemar

Ai ka humbur terren te Atletico këtë sezon dhe durimi i Diego Simeones duket se është harxhuar.

Klubi mund të vendos shitjen e tij dhe paratë të përdorën diku tjetër.

Raul de Tomas

Kalimi i tij në Benfica nuk ka shkuar siç ishte planifikuar.

Ata shpenzuan 20 milion euro për ta firmosur atë gjatë verës, por tani ai mund të kthehej në Spanjë me Espanyolin që janë të interesuar.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori