LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Muriqit flet për ofertat: Nuk ka nga Interi, por ka nga Liga Premier, Bundesliga, Serie A e La Liga

Agjenti i Muriqit flet për ofertat: Nuk ka nga Interi, por ka nga Liga Premier, Bundesliga, Serie A e La Liga

Vedat Muriqi është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë. Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer me fanellën e Dardanëve, por edhe me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë.

Inter, Napoli,Juventus, Milan, Lazio, Fiorentina, Manchester United, Tottenham Hotspur, Bournemouth e Atletico Madrid janë vetëm disa nga skuadrat që e duan lojtarin.


Menaxheri i lojtarit, Deniz Uysal ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga Interi.

Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahce SK / Twitter)

“Jo deri më tani nuk kemi marrë ndonjë ofertë zyrtare nga Interi”, ka deklaruar Deniz Uysal, agjenti i sulmuesit kosovar.

Tutje agjenti i prizrenasit ka thënë se për Muriqin ka oferta nga katër ligat më të mëdha evropiane si Bundesliga, Serie A, Liga Premier dhe La Liga.

“Por është e vërtetë që kemi oferta nga ekipet e Ligës Premier, Bundesliga, Serie A,La Liga, por edhe nga Katari dhe Arabia Saudite”.

“Muriqi është lojtar që ishte përshtat në Angli e Itali”, është shprehur Uysal.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Uysal ka thënë se Muriqi është një sulmues që ka përzierjen e Robert Lewandowskit dhe Zlatan Ibrahimoviqit.

“Shënues i fortë dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm pranë golit. Kjo është arsyeja se unë them se Muriqi është një përzierje mes Robert Lewandowskit dhe Zlatan Ibrahimoviqit”, përfundoi Uysal.

Muriqi deri më tani ka shënuar pesë gola në elitën e futbollit turk në nëntë ndeshjet e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori