LAJMI I FUNDIT:

Batatina: FFK duhet ta dijë që në Superligë nuk janë vetëm Drita dhe Gjilani, pashë pas ndeshjes të goditet gjyqtari

Batatina: FFK duhet ta dijë që në Superligë nuk janë vetëm Drita dhe Gjilani, pashë pas ndeshjes të goditet gjyqtari

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i pakënaqur me humbjen e skuadrës së tij në duel me Gjilanin (3-0).

Ai ka ‘kërcënuar’ se kampionati edhe mund të ndërpritet, nëse FFK i favorizon vetë disa klube të caktuara.


“Pjesa e parë ishe i nivelizuar, por në pjesën e dytë ne humbëm paksa ritmin. Nuk dua të ndalem shumë te loja, sa në nivelin organizativ dhe kjo gjë është e patolerueshme”.

“Federata e Futbollit e Kosovës duhet ta dijë që nuk janë vetëm dy klube në Superligë, Gjilani dhe Drita, por janë edhe dhjetë ekipe të tjera. Kështu siç po shkon kampionati, atëherë rrezikon të ndërpritet”.

Sulmohet gjyqtari pas ndeshjes Gjilani – Llapi
Lexo po ashtu Sulmohet gjyqtari pas ndeshjes Gjilani – Llapi

“Unë pas ndeshjes pashë teksa goditeshin gjyqtarët në formë të dhunshme. Komoditeti i tepërt që u kanë premtuar atyre nga dikush ka bërë që të vjen deri te kjo gjendje”, deklaroi Batatina për Supersport.

Ai gjithashtu foli edhe për objektivat e skuadrës së tij, teksa mbetet optimist se mund ti arrijnë ato.

“Jemi brenda objektivave pasi që jemi katër pikë larg kreut të tabelës dhe do të luftojmë deri në fund”, përfundoi Batatina. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori