LAJMI I FUNDIT:

Departamenti i Shtetit: Shpresojmë që KE në samitin e majit të merr vendim pozitiv

Departamenti i Shtetit: Shpresojmë që KE në samitin e majit të merr vendim pozitiv

Pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve nëpërmes një deklarate shprehur zhgënjimin për vendimin.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin angazhimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për integrimin transatlantik dhe integrime evropiane. Ne jemi të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk i njohu përpjekjet e reformës të të dyja vendeve dhe nuk miratoi fillimin e negociatave të pranimit. Një vendim pozitiv do të nënkuptonte konfirmimin e besueshmërisë së rrugës evropiane dhe kundërshtimin e fuqishëm të aktorëve të këqij që duan të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euroatlantik. Ne e kuptojmë që Këshilli Evropian nuk i ka thënë ‘jo’ as për Shqipërisë, as për Maqedoninë Veriore, as BE nuk ka vendosur kushte të reja për hapjen e negociatave të pranimit. Shpresojmë që Këshilli Evropian të arrijë një konsensus mbi një vendim pozitiv për të dyja vendet në samitin e ardhshëm në maj.


Shtetet e Bashkuara mbeten një partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të vazhdojnë të forcojnë shtetin ligjor, përpjekjet e mëtejshme kundër korrupsionit, të zhvillojnë ekonomitë e tyre dhe të luftojnë krimin e organizuar. Ne i inkurajojmë të dyja vendet të qëndrojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike transparente, të bazuar në rregulla, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me partnerët evropianë për të përparuar qëllimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori