LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i fansave të Taylor Swift pas përqeshjes së Justin Bieber në videon e këngëtares pas operacionit

Reagimi i fansave të Taylor Swift pas përqeshjes së Justin Bieber në videon e këngëtares pas operacionit

Tashmë kishim menduar se grindjet në mes Taylor Swift dhe Justin Bieber kanë mbaruar pas kërkim faljes së këtij të fundit, por duket se gjërat po vazhdojnë si më parë.

Të dielën, në një Instagram ‘live’, Bieber e përqeshi reagimin e Taylorit, kur ajo doli nga operacioni.


Në Instagramin ‘live’ të filmuar në kuzhinë nga bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, 25-vjeçari u shfaq duke imituar ngjarjen e fundit të Taylorit, pasi ai bërtiti, “nuk është banania që kam dashur”. Teksa Hailey qeshi, “kjo ishte aq qesharake”, ai vazhdoi, “nuk është banana e duhur, nuk ka kokë”.

Ndërkaq, historia qesharake e Taylorit u zbulua në emisionin e mbrëmshëm në “The Tonight Show Starring” me Jimmy Fallon. Në një klip pas operacionit të realizuar nga nëna e saj Andrea Swift, biondja shfaqet nën ndikimin e qetësuesve dhe e shtrirë në shtrat me një banane.

Videoja në fjalë për një kohë të shkurtër u bë virale, ku përkundër se interpretimi i Justin ishte i shkurtër, fansat e Taylor Swift mendojnë se ishte një ofendim ndaj saj.

Pasi kjo video filloi të qarkullojë në internet, Hailey i doli në mbrojtje burrit të saj, duke shkurar në Twitter: “Asnjëherë nuk e dija se mund ta bëja dikë kaq të mërzitur..”.

“Me të vërtetë më vjen shumë keq për faktin se jeni i mërzitur? Zoti mëshiroftë, shpresoj se nuk do të jam kurrë e mërzitur për dikë që nuk e njoh”. /Telegrafi/

Taylor Swift pas operacionit (Foto: The Tonight Show Starring Jimmy Fallon)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori