LAJMI I FUNDIT:

Diellza Kolgeci: Kam mundur ta lind vajzën në New York dhe të jetoj atje, por jam kthyer me shpresën se do të bëhet mirë në Kosovë

Diellza Kolgeci: Kam mundur ta lind vajzën në New York dhe të jetoj atje, por jam kthyer me shpresën se do të bëhet mirë në Kosovë
Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, ka vendosur që të shkruajë një status në rrjetin social Facebook, duke treguar se shpreson që Kosova kësaj radhe do të marrë vërtet një drejtim për të mirë.

Ajo shkruan se ka mundur të jetojë në New York, madje edhe ta lind vajzën atje, por që e ka braktisur atë vend me shpresën se një ditë në vendlindjen e saj do të rregullohen gjërat.


Të qenurit nënë – epitet ky i cili iu dha këtë vit, duket se i ka hapur edhe më shumë rrugët e ndjeshmërisë modeles, aktores e dikur edhe ish-këngëtares Kolgeci.

Foto: Diellza Kolgeci/Facebook

Ajo shkruan se dëshiron më të mirën për vajzën e saj, Helenën, në të ardhmen, duke shpresuar që në shkollën që ajo do t’i vijojë mësimet, fëmijët e klasës do t’i krenohen që janë fëmijë të njerëzve të ndershëm, e jo fëmijë kriminelësh.

“…jam kthy nga N.Y me shpresen qe ne Kosoven tone do te behet mire, cdo vit kam besuar dhe shpresuar. Sa e sa here ne shoqeri eshte fol me negativizem per jeten ne Kosove e une cdo here kam qene ajo qe kam shpresuar qe do te behet mire dhe se ne duhet te kontribojme, te punojme e te jetojme ne Kosoven tone.
Tani prej se jam bere nene, prioriteti im eshte Helena ime andaj me shume se kurre po shpresoj qe kete here vertet Kosova do te ndryshoje per te mire, dua qe Helena kur te rritet shoqe e shoket e saj te jane femije qe do te krenohen qe i kane prinderit arsimtar, mesues, profesor, mjek, puntor e njerez te ndershem, nuk dua qe Helenes time ti krenohen ne shkolle femijet e krimineleve….Si kurre me pare une shpresoj qe kete here do te ndryshoje per te mire situata ne Kosove dhe qe populli nuk do te ik me nga ky vend.
Kam pas mundesi qe Helenen ta lind ne N.Y dhe te jetoj atje por kjo shpresa ime e forte dhe dashuria e madhe qe kam per Kosoven me ka be qe te besoj qe une dhe gjithe te tjeret duhet te jetojm ne Kosove. Kete here si KURRE me pare dua qe ky ndryshim te mos na deshperoje”, ka shkruar Diellza Kolgeci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori