LAJMI I FUNDIT:

Tha se ditën e zgjedhjeve të kaluara nuk i përgjigjeshin as në telefon, Misioni i Vëzhguesve të BE-së i përgjigjet Rashiqit

Tha se ditën e zgjedhjeve të kaluara nuk i përgjigjeshin as në telefon, Misioni i Vëzhguesve të BE-së i përgjigjet Rashiqit

Marian Gabriel, zëvendës shefi i Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së, ka thënë se ky mision është i fokusuar në mbikëqyrjen e zgjedhjeve të parakohshme më 6 tetor.

Gabriel në një intervistë dhënë Telegrafit i është përgjigjur mes tjerash edhe kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se para zgjedhjeve në vitin 2017, vëzhguesit e BE-së e kishin kontaktuar shumë herë, por se sipas tij kur kishin probleme e kërcënime ditën e zgjedhjeve – as në telefon nuk u janë përgjigjur.


Ai ka thënë se është i befasuar nga deklaratat e Rashiq, pasi që sipas tij është takuar me të dhe kanë biseduar për këto çështje.

“Kjo është pyetje shumë interesante për shkak se kemi pasur mundësi të diskutojmë me Nenad Rashiqin kur jemi takuar të hënën me të në Graçanicë. Gjithashtu jemi duke u takuar me përfaqësuesit e tjerë të të gjitha partive. Po ashtu vëzhguesit afatgjatë po takohen me kandidatët në nivel lokal. Pra, ky është roli ynë, të mbledhim informacione dhe të gjitha kërcënimet, frikësimet gjatë procesit elektoral”, ka thënë ai.

Rashiq: Para zgjedhjeve në vitin 2017 vëzhguesit e BE-së më kontaktuan shumë herë, por kur kishim probleme e kërcënime ditën e zgjedhjeve as në telefon nuk përgjigjeshin
Lexo po ashtu Rashiq: Para zgjedhjeve në vitin 2017 vëzhguesit e BE-së më kontaktuan shumë herë, por kur kishim probleme e kërcënime ditën e zgjedhjeve as në telefon nuk përgjigjeshin

Sipas tij, të gjitha kërcënimet duhet vërtetuar me dëshmi, në mënyrë që të vendosen në raportin final.

Marian Gabriel, zëvendës shefi i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve të BE-së

“Duhet gjithashtu të dimë nëse këto janë vetëm fjalë që i thotë dikush, apo edhe ka dëshmi për këto. Ne do t’i mbledhim këto informata dhe t’i vendosim në raportin final, që do të publikohet pas ditës së zgjedhjeve. Unë isha pjesë e misionit në vitin 2017 për zgjedhjet, dhe kemi pasur diskutime me politikanë të tjerë serbë, andaj jam pak i befasuar nga komenti i zotit Rashiq. Kjo për shkak se nëse e lexon raportin tonë të 2017-ës, e kemi bërë të qartë problemin e friksimeve, kërcënimeve, gjatë fushatës. Po ashtu, edhe titulli i këtij raporti ka qenë ‘Dy fytyrat e zgjedhjeve në Kosovë’. Dhe, në raport mundeni me pa që qartë i kemi shpreh këto frikësime. Edhe zotëri Rashiq nëse e lexon raportin, mund ta shoh që e kemi theksu se sidomos kjo ka ndodhur në komunat serbe”, ka thënë ai duke shtuar se qëllimi i tyre është të mos fshehin asgjë, por të mbledhin informata, t’i analizojnë dhe t’i vendosin në raport.

Ndër të tjera ai ka thënë se në këto zgjedhje do t’ua hapin telefonin kujtdo që ka probleme.

“I kemi shkëmbyer vizitë-kartat me zotin Rashiq, dhe e kemi një ekip të vëzhguesve afatgjatë që janë të vendosur në Graçanicë, aty ku punon zoti Rashiq. Natyrisht që do ta hapim telefonin për këdo dhe çfarëdo problemi që ka”, ka thënë ai.

Gabriel në këtë intervistë ka folur edhe për numrin e vëzhguesve të BE-së që kanë të angazhuar në këto zgjedhje dhe mesazhin e BE-së drejtuar partive politike lidhur me zgjedhjet. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Kalo në kategori