LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Para zgjedhjeve në vitin 2017 vëzhguesit e BE-së më kontaktuan shumë herë, por kur kishim probleme e kërcënime ditën e zgjedhjeve as në telefon nuk përgjigjeshin

Rashiq: Para zgjedhjeve në vitin 2017 vëzhguesit e BE-së më kontaktuan shumë herë, por kur kishim probleme e kërcënime ditën e zgjedhjeve as në telefon nuk përgjigjeshin

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, në një intervistë për “Përballje Ditore”, në Telegrafi.com, ka thënë se nuk pret shumë rezultate pozitive nga zgjedhjet e parakohshme për koalicionin ‘Sloboda’, por sipas tij në kushte normale do të siguronin dy deri në tri ulëse në Parlament.

“Po të mos kishim pasur presione siç kemi sot, jam i sigurt që me vullnetin e qytetarëve do të kishim më së paku dy ose tri ulëse. Por, në rrethana të tilla që po ndodhin është vështirë. Sidomos në javën e fundit kur është heshtja zgjedhore, është bombardim në mediat serbe, dhe disa analistë duke nisur nga Presidenti i Serbisë, thonë që ne jemi tradhtar. Në atë moment kanë ndikim tek populli apo ndokush që punon në institucionet e Serbisë, tek i cili krijojnë përshtypjen se ne me të vërtetë jemi tradhtar dhe atëherë ai apo ajo e voton Listën Serbe. Andaj nuk e shoh që diçka do të ndryshojë”, ka thënë ai.


Paralajmëron Rashiq: Kemi presione e linçime të mëdha në këto zgjedhje nga Lista Serbe dhe Beogradi, frikësohemi se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi
Lexo po ashtu Paralajmëron Rashiq: Kemi presione e linçime të mëdha në këto zgjedhje nga Lista Serbe dhe Beogradi, frikësohemi se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi

Rashiq ka thënë se lidhur me këto presione janë njoftuar edhe institucionet e Kosovës e madje edhe vëzhguesit e BE-së gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

“Dua të iu kujtoj se vëzhguesit e BE-së në vitin 2017, para zgjedhjeve jemi takuar shumë, tërë kohën, ndërsa në momentin e fundit, ditën e zgjedhjeve kur kishim probleme, asnjë nuk e ka hapur telefonin që të përgjigjet, dhe të pyes se çka po ndodh. Këto fjalë ia thash edhe shefes së ekipit vëzhgues të tanishëm dhe përgjigja e saj ishte se ai grup ka qenë strukturë e vjetër. Për këtë jam skeptik që do të ndryshoj diçka, mendoj që do të shkojë njësoj si në 2017. Kemi marrë inçizime dhe dëshmi se çka ka ndodhur në Leposaviç, ku njerëzit janë kërcënuar, mirëpo nuk kemi parë se institucionet kanë ndërmarr ndonjë gjë”, ka shtuar ai duke thënë se për këtë kishte njoftuar edhe ambasadat.


Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Sloboda, Nenad Rashiq, në një intervistë në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

“Kam informuar edhe ambasadorët duke u nisur nga ai amerikan, ku kemi insistuar të promovohet zbatimi i ligjit, apo të paralajmërohet policia dhe institucionet tjera sipas ligjit, sepse po krijohet përshtypja që nëse reagohet në atë mënyrë atëherë dialogu që pritet të nisë pas zgjedhjeve, do të prishet. Por, kjo nuk është e vërtetë, pasi që krejt janë pajtuar për një proces zgjedhor fer. Unë kam insistuar që ata të vazhdojnë të tregojnë që ne jemi për proces demokratik zgjedhor, e jo të bazuar në kërcënime, shantazhe, deri tek dhuna fizike siç ka ndodhur. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë fatkeqësisht”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera Rashiq ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe taksën. Sipas tij dialogu duhet të vazhdojë dhe se serbët janë kundër çdo korrigjimi apo shkëmbimi territoresh.

“Dialogu duhet të vazhdoj, dhe politikanët tanë kanë pasur interes të vazhdoj një strukturë e tillë që të shmanget një marrëveshje. Edhe pse ajo do të jetë përfundimtare, është e kot sepse procesi duhet të vazhdohet me pajtim. Por, nëse është vetëm marrëveshje për dialog atëherë është e kotë. Mirëpo ne jemi kundër çdo korrigjimi apo shkëmbimi territoresh dhe këtë duhet t’ua thotë edhe presidenti jonë në dialog. Korrigjimi apo shkëmbimi është kundër interesave të serbëve të Kosovës.

Lidhur me taksën, Rashiq ka thënë se kryeministri në detyrë është ngutur për këtë vendim.

“Mendoj se zoti Haradinaj është ngutur për taksën. Pa një reagim politik, analizë, apo mbështetje që e fuqizon prodhimin vendor ,atëherë shumë njerëz nuk kanë argumente si ta mbrojnë një gjë të tillë. Është reagim politik i thatë, që nuk ka efekte të duhura. Krijohet bllokadë që nuk është e mirë, dhe në kohën kur ju duhet të përcillni këshillat e BE-së, ShBA-së për anëtarësim në BE. Ju duhet të mos krijoni barrikada që juve ju bën dëm jo atyre”, ka thënë Rashiq./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori