LAJMI I FUNDIT:

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Një video e pabesueshme nga një aeroplan i Southwestern Airlines, e regjistruar para nisjes nga aeroporti i Albuquerque, po qarkullon në rrjetet sociale.

Skena u përjetësua nga një farë Monique Guzman, dhe shohim një grua që “u vendos” në bagazhin e brendshëm të aeroplanit!

Pasagjerët u tronditën nga skena, ndërsa në sfond dëgjohet stjuardesa duke i uruar mirëseardhjen, raporton usatoday.

Videoja u regjistrua më 6 maj përpara një fluturimi të planifikuar për në Phoenix dhe linja ajrore tha se po hetonte incidentin, pa detaje të mëtejshme.

“Pashë një kokë që u shfaq nga një hapësirë e vogël. Njerëzit hipën në aeroplan dhe kaluan rastësisht pranë saj, ata nuk dukeshin të shqetësuar”, tha Guzman.

Para se të ngrihej, stjuardesa e vuri re gruan në ndarjen e bagazhit, por nuk dihet se çfarë ndodhi më pas.

Ndryshe, në vitin 2019, një stjuardesë u gjend në qendër të vëmendjes së mediave pasi u gjet në të njëjtën hapësirë në prag të një fluturimi Nashville-Atlanta. Punëdhënësi i saj më vonë njoftoi se ajo “thjesht po argëtohej”. /Telegrafi/