Dy persona kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:15, në Viti.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar përgjegjësi i familjes.

Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës i familjes në të cilën ka qenë ahengu familjar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 copë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, mirëpo arma nuk është gjetur dhe i dyshuari ka mohuar se kishte shtënë me armë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/