Grabitje në një market në Prishtinë, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim
Një punëtore e një marketi ka raportuar se një i panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë (thikë) i ka grabitur 375 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:02 në rrugën Ndue Përlleshi, në Prishtinë.
Po ashtu në njoftim thuhet se rasti është nën hetime.
“Rr. Ndue Përlleshi, Prishtinë 27.08.2026-22:02. Ankuesja femër kosovare- punëtore në një market, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e mjetit të mprehtë-thikë, i ka grabitur 375€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































