LAJMI I FUNDIT:

Tha se e solli në skenë, Dafina Zeqiri reagon ndaj deklaratës së Hekuran Krasniqit: Emri im ka vlerë, por jo falë tij

Tha se e solli në skenë, Dafina Zeqiri reagon ndaj deklaratës së Hekuran Krasniqit: Emri im ka vlerë, por jo falë tij
Foto: Dafina Zeqiri/Hekuran Krasniqi/Instagram

Në një intervistë të fundit, këngëtari nga Prizreni, Hekuran Krasniqi, ka rrëfyer për ndihmën që ua ka dhënë disa artistëve të estradës, që sot janë të famshëm.

Ndër ta, ai ka përmendur Dafina Zeqirin, për të cilin thotë se është shumë i lumtur që sot gëzon famë si një nga këngëtaret më të dashura të skenës vendore.


“Është më se e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore. Madje, në këtë kontekst mund të përmend se një impakt shumë të mirë në publik së fundmi ka pasur kënga “Bella”, një bashkëpunim me talentin e ri LMN, falë harmonizimit me vokalin e tij shumë interesant dhe teksit të kënduar në dy gjuhë, shqip dhe frëngjisht. Kështu, të rinjtë janë pjesë e fokusit të aktivitetit tim muzikor, gjithmonë në zbulim e në mbështetje të tyre”, ka thënë Hekuran Krasniqi.

Hekuran Krasniqi dhe Dafina Zeqiri në vitin 2008 (Foto: Zhurma Show/YouTube)

Ndërkohë, në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, një nga komentuesit ia ka kujtuar këngëtares Zeqiri pikërisht këtë gjë, duke i thënë se “ishte Hekurani ai që e bëri të famshme”.

Por Dafina e revoltuar, duket se nuk ka nguruar t’i përgjigjet fansit, të cilit në replikat përmes komenteve i ka thënë se ajo është kjo që është, falë punës së saj.

Foto: SC/Dafina Zeqiri/Instagram

“Se Hekurani m’ka qit në skenë. Hahaha! Njerëzit janë kaq të dëshpëruar për vëmendje. Emri im e di çfarë vlere ka dhe pse. Dhe sigurisht, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekipin e tij të vjetër, sidomos atë vetë [Hekuranin]. Faleminderit”, është shprehur Dafina në Instagram.

Këngëtarja Zeqiri përndryshe e ka nisur karrierën në vitin 2007, duke debutuar në festivalin “PoliFest”, e më pas edhe në programe të ndryshme të fundvitit në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori