LAJMI I FUNDIT:

Eriksen po qëndron te Tottenhami, por jo edhe për shumë gjatë

Eriksen po qëndron te Tottenhami, por jo edhe për shumë gjatë

Christian Eriksen duket se do të qëndrojë te Tottenham Hotspuri deri në afatin kalimtar të janarit, pasi transferimi i tij për në Spanjë nuk u materializua në këtë verë.

Mesfushori danez thuhet se ka pranuar përsëri kontratën e re nga Spurs, mirëpo ka refuzuar që të vendos lapsin në letër, derisa ka hyrë në muajt e fundit të kontratës aktuale.


Eriksen thuhet se nuk do ta pranojë asnjë ofertë nga skuadra angleze, pasi e dëshiron me ngulm kalimin te Real Madridi ose Barcelona.

Sipas Daily Mail, Tottenhami i ka ofruar 27-vjeçarit një pagë prej 250 mijë euro në javë, e që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadër, pas Harry Kanes.

Tottenhami cakton çmimin e Eriksenit
Lexo po ashtu Tottenhami cakton çmimin e Eriksenit

Mesfushori e ka bërë të qartë se nuk ka të bëjë asgjë me para, por që dëshiron të fitojë tituj të mëdhenj në karrierë, pasi nuk i kanë mbetur edhe shumë vite që të luajë në nivele të larta.

Mauricio pochettino ka thënë se dëshiron që Eriksen të qëndrojë së bashku edhe për një sezon me ta, mirëpo do ta respektojë vendimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori