LAJMI I FUNDIT:

Labi thyen premtimin që bëri për flokët dhe mjekrën

Labi thyen premtimin që bëri për flokët dhe mjekrën
Labinot Tahiri

Në fillim të këtij viti deputeti dhe këngëtari nga Ferizaji, Labinot Tahiri, ka bërë një premtim për publikun, duke thënë se nuk do t’i presë flokët e as mjekrën deri sa të liberalizohen vizat.

Por, duket se këtë premtim ai nuk e ka mbajtur dhe këtë gjë mund ta vëreni në klipin e tij më të ri.


Këngëtari 36 -vjeçar dje ka publikuar projektin e ri të titulluar “Boomerang”, ku shihet ndryshimi që ka bërë në pamje.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram/labinottahiriofficial)

Ky projekt i Labit pason pas atij “Faleminderit për ditët e mira” dhe me këtë emër do të titullohet edhe albumi i tij më ri, i cili publikohet gjatë ditës së sotme.

Labi nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën deri sa të liberalizohen vizat
Lexo po ashtu Labi nuk do t’i presë flokët dhe mjekrën deri sa të liberalizohen vizat

Gjatë kësaj kohe Tahiri do të jetë mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

Labinot Tahiri (Foto: YouTube)