LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Philippe: Franca mbështet vazhdimin e reformave për sundimin e së drejtës

Kryeministri Philippe: Franca mbështet vazhdimin e reformave për sundimin e së drejtës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, realizoi takim me kryeministrin e Francës, Edouard Philippe.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Zaev në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është tërësisht e përkushtuar në realizimin e agjendës së BE-së dhe se në këtë drejtim janë arritur të gjitha pritjet e domosdoshme nga vendi, të rekomanduara në mbledhjen e vitit të kaluar të Këshillit Evropian.


“Në bazë të rekomandimeve të realizuara nga qershori i vitit të kaluar, për realizimin e reformave të caktuara në gjyqësi, lufta kundër krimit të organizuar, reforma në shërbimet e sigurisë dhe në administratën publike, erdhi edhe rekomandimi nga Komisioni Evropian për nisjen e pakushtëzuar të negociatave të BE-së me RMV-në”, theksoi Kryeministri Zaev në takimin me kryeministrin e Francës dhe theksoi se vendi i ka përmbushur të gjitha reformat dhe politikat e pritura, duke i përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese për emrin e vendit dhe se për atë që është ofruar vendi pret edhe përmbushjen e premtimit të Komisionit Evropian për nisjen e negociatave në tetor.

Ndërsa kryeministri i Republikës së Francës, Edouard Philippe, në takim theksoi interesin e përbashkët që ndajnë Franca dhe Maqedonia e Veriut për të punuar në thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe në bashkëpunimin ekonomik.

“Kryeministri francez shprehu mbështetjen për angazhimet për vazhdimin e reformave të caktuara për sundimin e së drejtës, shprehu urime për Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e përfitimeve nga realiteti i ri fqinjësor që realizoi vendi me fqinjët e rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori