LAJMI I FUNDIT:

Milani ia mbyll dyert Barcelonës për Romagnolin

Milani ia mbyll dyert Barcelonës për Romagnolin
Alessio Romagnoli (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Milani thuhet se ka lëshuar një paralajmërim për Barcelonën, të cilët po përgatitnin një ofertë prej 40 milionë eurosh për kapitenin e klubit Alessio Romagnoli.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Barcelona ishte gjithashtu e gatshme t’i ofrojë Milanit një lojtar si pjesë e shkëmbimit për Romagnolin.


Interesi i tyre ndaj mbrojtësit italian vjen pasi u njoftua se Matthijs de Ligt kishte preferuar të lëvizte diku tjetër.

De Ligt e ka refuzuar përfundimisht kalimin te Barcelona
Lexo po ashtu De Ligt e ka refuzuar përfundimisht kalimin te Barcelona

Megjithatë, gazeta siguron se Rossonerët mbyllën menjëherë derën e katalunasve, duke përshkruar shanset e një shitje si ‘absolutisht të pamundur’.

24-vjeçari është gati për të filluar sezonin e tij të pestë në San Siro dhe është i kontraktuar nga Milani deri në vitin 2022. /Telegrafi/