LAJMI I FUNDIT:

Kastrioti fiton Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori

Kastrioti fiton Kupën e Kosovës për herë të shtatë në histori

Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve, duke arritur ta mposht në finale Besa Famgas.

Skuadra me traditë ka fituar kupën për herë të shtatë dhe për herë të parë që nga viti 2019.


Në finalen shumë të fortë, të dielën mbrëma në Pejë, Kastrioti e mposhti Besa Famgasin me rezultat 34:32.

Skuadra ferizajase ka qenë në epërsi që nga fillimi e deri në fund. Besa nuk ka ndalur përpjekjet për t’u kthyer në lojë.

Ia doli të barazojë në disa raste, por jo edhe të kalojë në avantazh. Kastrioti, falë mbrojtjes së fortë dhe lojës efikase të Deniz Terziqit në sulm e mbylli ndeshjen me festë të madhe.

Terziqi i shënoi plot 16 gola. Kapiteni Rron Ramadani i shënoi shtatë gola, pos që dha kontribut të madh në mbrojtje. Ai u shpall më i miri i ndeshjes te Kastrioti.

Beni Sula i shtoi gjashtë, ndërsa u dallua sidomos portieri Liridon Esati me shumë e shumë pritje.

Te Besa Famgas më i miri ishte Igor Chiesliov me dhjetë gola. Gjashtë i kishte Arbios Mushkolaj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Çfarë gabimi trashanik - Emiliano Martinez bën 'gafën e sezonit' ndaj Liverpoolit

Premier League
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

Barcelona mund ta arrijë ‘transferimin e pamundur’ – por duhet të bëjnë një sakrificë

La Liga
Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Caktohet gjyqtari i cili do të ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori