Gjatë vitit 2018, numri i njerëzve që ikën nga lufta, përndjekjet dhe konfliktet tejkaloi shifrën prej 70 milionë. Kjo është shkalla më e lartë që UNHCR-ja ka parë përgjatë afër 70 viteve.
Të dhënat nga Raporti Vjetor i UNHCR-së për Trendet Globale, i cili u publikua sot, tregojnë se tani janë të paktën 70.8 milionë persona të zhvendosur me dhunë. Kjo shifër është dyfishi i nivelit që ishte para 20 viteve, është 2.3 milionë më e lartë se ajo e vitit të kaluar.
Shifra prej 70.8 milionë është më konservative, pasi që kriza në Venezuelë ende është pasqyruar vetëm pjesërisht në këtë numër.
Në përgjithësi, afër 4 milionë venezuelas janë larguar nga vendi i tyre që nga viti 2015, duke e bërë këtë një nga krizat e fundit më të mëdha botërore të zhvendosjes. Megjithëse shumica prej tyre kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të refugjatëve, deri më sot vetëm rreth gjysmë milionë kanë ndërmarrë hapat zyrtar të aplikimit për azil.
Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, tha se ajo që po shohim nga këto shifra është konfirmimi i radhës i një trendi më afatgjatë të rritjes së numrit të njerëzve që kanë nevojë për mbrojtje nga lufta, konflikti dhe përndjekja.
“Përderisa gjuha e përdorur për refugjatët dhe emigrantët shpesh është jo e pranueshme, ne jemi po ashtu dëshmitar të një vërshimi të zemërgjerësisë dhe solidaritetit, sidomos nga komunitetet që vet kanë akomoduar numra të mëdhenj të refugjatëve. Po ashtu jemi duke parë një angazhim të paprecedent nga akterë të rinj, përfshirë këtu akterët zhvillimor, bizneset private dhe individët, që jo vetëm pasqyron, por edhe zbaton frymën e Marrëveshjes Globale për Refugjatët”, tha Grandi.
Në kuadër të shifrës prej 70.8 milionë të raportit të Trendeve Globale janë tri grupe kryesore. Grupi i parë janë refugjatët, përkatësisht njerëzit që janë detyruar të largohen nga shtetet e tyre për shkak të konfliktit, luftës apo përndjekjes.
Gjatë vitit 2018, numri i refugjatëve arriti në 25.9 milionë në të gjithë botën, përkatësisht 500,000 më shumë se në vitin 2017. Këtu janë përfshirë edhe 5.5 milionë refugjatë palestinez, të cilët janë nën përkujdesje të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinez.
Grupi i dytë janë azilkërkuesit – njerëzit jashtë shteteve të tyre të origjinës të cilëve u është ofruar mbrojtja ndërkombëtare, por të cilët janë në pritje të rezultateve të kërkesave të tyre për status të refugjatit. Në fund të vitit 2018 ishin rreth 3.5 milionë azilkërkues në nivel global.
Grupi i tretë dhe më i madhi me rreth 41.3 milionë është grupi i të zhvendosurve në zona të tjera brenda vendit të tyre, një kategori që zakonisht referohet si personat e zhvendosur brenda vendit apo PZHBV.
Rritja e përgjithshme e të zhvendosurve ka vazhduar të tejkalojë normën e zgjidhjeve që po gjenden për personat e zhvendosur. Zgjidhja më e mirë për refugjatët është që të mund të kthehen në shtëpinë e tyre në mënyrë vullnetare, në një vend të sigurtë dhe me dinjitet.
Zgjidhjet e tjera përfshijnë integrimin në komunitetin pritës apo zhvendosjen në një vend të tretë. Megjithatë, vetëm 92,400 refugjatë janë risistemuar në vitin 2018, apo më pak se 7 për qind e atyre që janë në pritje të risistemimit. Rreth 593,800 refugjatë kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa 62,600 janë natyralizuar.
“Në secilën prej situatave të refugjatëve, cilado qoftë ajo dhe pavarësisht kohëzgjatjes së saj, duhet të vendoset një theks i vazhdueshëm në gjetjen e zgjidhjeve dhe largimin e pengesave që njerëzit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Grandi.
“Kjo është një punë e ndërlikuar në të cilën UNHCR është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme, por e cila kërkon që të gjitha shtetet të bashkohen për të mirën e përgjithshme. Kjo është një prej sfidave të mëdha të kohës tonë”. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova
ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore
Hamasi sulmon me raketa Izraelin për herë të parë pas shumë muajsh
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit
Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi